Kanë kaluar nëntë vjet që kur aktori i mirënjohur Paul Walker vdiq në një aksident me makinë. Marrëdhënia mes aktorit të ndjerë dhe Vin Diesel ishte e njohur, pasi ata i bashkoi një miqësi e gjatë, por edhe partneriteti i tyre kinematografik në “Fast & Furious”.
Diesel nuk e ka harruar Walker-in dhe me rastin e përvjetorit të vdekjes ka postuar në Instagram një foto të tyre së bashku. “Nëntë vjet…të dua dhe më mungon”, shkroi Diesel krahas postimit.