Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në këtë zonë.
Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni Evropian pritet të nisin shpejt diskutimet për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Më 30 nëntor, disa ambasadorët të vendeve të Bashkimit Evropian kanë miratuar në Këshill dokumentin për vizat, duke i dhënë mandatin Presidencës çeke që të nisë negociatat në Parlament.
Por sa e mundur është?!. Liberalizimi i vizave kërkon votën e të 2gjithë antarëve të parlamentit europian. Pra nëse një anëtarë i vetëm nuk e aprovon, liberalizim dështon.
Por Kosova ka pesë antarë të Shengenit dhe BE-së kundra. Pa votën e Spanjës, ©reqisë, Qipros, Rumanisë dhe Sllovakisë nuk ka lëvizje të lirë në hapsirën Shengen.
Për fat të keq, diplomacia kosovare nuk është në nivelin e duhur për sa i përket lobimit. Shohim një mos aleancë dhe mungese të dinamizmit dhe të energjisë në këtë aspekt. Nuk ka ndonjë indikacion që Qeveria e Kosovës po punon fuqishëm me këta faktor që kanë zyra përfaqësimi në Prishtinë.
Madje mosnjohja e këtyre shteteve do t’i kushtojë Kosovës siç i ka kushtuare deri më tani. Ndërkaq njohja reale do të mundë të ndodhë vetëm pas një marrëveshje eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së paku ky është qëndrimi i disa prej shteteve, sidomos Spanja dhe Sllovakia deri diku edhe Rumania, kanë qenë mjaft të ashpra për sa i takon qëndrimit kundrejt Kosovës”
Ndaj nuk janë mjaftueshëm bindëse gënjeshtrat e disa ambasadorve me përralla të sistemit ETIAS.
ETIAS kërkon që qytetarët e huaj, të cilët udhëtojnë pa viza në territorin e BE-së, t’i regjistrojnë të dhënat e tyre në këtë sistem para udhëtimit.
Ky nuk është element i rëndësishëm për liberalizimin e vizave por një gënjeshtër për të fituar kohë. Udhëtimi pa viza në vende që nuk e njohin pashaportën kosovare është një mision i pamundur ndaj kërkon së pari domdsdoshmërisht njohjen e shtetit të Kosovës nga këta shtete. /Ekskluzive.al