Flamur Noka ka zbuluar arsyen e vërtetë të protestës së 6 dhjetorit, por dhe të asaj të 12 nëntorit.
Ai tha se ata protestojnë, pasi duan t’iu marrin PD-në me Gjykatë.
Pra, ato që thonë se dalin të protestojnë për varfërinë, hallet e qytetarëve dhe demokracinë në vend, janë veç përralla.
“Pse protestoj unë? Jam deputet i PD-së, Berisha është po ashtu.
Në shoqërinë normale nuk ka arsye të protestojë opozita, por duhet të protestojë shoqëria civile, por ne nuk jemi në kushtet normale.
Ne kemi mbështetur çdo hap të integrimit dhe çdo ligj.
Mua po më ndodhin gjëra të tmerrshme në vend.
Edi Rama ka një vit që mban peng vulën dhe flamurin e PD-së.
Unë jam deputet dhe çdo ditë të Kuvendit del Alibasha 20 minuta, Bardhi dhe Jorida, apo Balla, ndërsa Berisha e Noka vetëm 2 minuta.
Kjo është për të zhdukur zërin e opozitës”, tha ai.
Pra protesta bëhet për fatin e PD-së dhe që Berisha me Flamur Nokën të dalin në Kuvend e të flasin sa të duan.