Reperi Amerikan 50 Cent i është bashkuar listës së milionerëve të bitcoin, kjo listë po rritet dita ditës.
Reperi me famë botërore 50 cent kishte bërë albumin ‘Animal Ambition’ gjatë vitit 2014, i cili pas tij u bë artisti i parë që pranoi pagesën përmes kriptovalutës virtuale Bitcoin, për albumin e tij ishte paguar me më shumë se 700 Bitcoins, por më pas ai kishte harruar për shumën.
Vlera në dollarë është 8 milionë, ani pse paqëndrueshmëria e çmimeve të monedhës mund të ndryshojë shpejt duke parë luhatjet e fundit.
Binjakët Winklevoss të cilët u përpoqën të fitojnë kontrollin e Facebook-ut kanë investuar në vitin 2013, 11M dollarë dhe tani përbën një shumë të Bitcoinit në vlerë 231 milion dollarë.
Barry Silbert është sipërmarrës kapitalist dhe themelues i grupit ‘Digital Currency’. Ai ka 48 mije Bitcoins në rreth 268 milion dollarë.
Tim Draper është sipërmarrës kapitalist i cili bleu rreth 30 mije Bitcoins në 2014, tani në vlerë prej 171 milion dollarë.
Charlie Shrem ishte anëtar i Fondacionit të Bitcoin dhe thuhet se ishte njëri ndër mbajtësit më të mëdhenjë të monedhës. Dhe tani ai ka Bitcoin në vlerë 20 milion dollarë.
Satoshi Nakamoto është figurë e fshehtë në zemrën e Bitcoin. Ai thuhet se kishte 1 milion Bitcoins me një vlerë prej 6.1 miliard dollarë.