Sot ishte 140 vjetori i Lidhjes së Prizerenit dhe qeveria e Kosovës organizoi një përkujtimore . Ramushi duke harruar se kush është kryetarë qeverie dhe as që e ka iden se çfarë është lidhja e Prizerenit kishte ftuar presidentin duke u futur ne kompetencat e Thaçit. Duke qenë me funksione të ndryshme por me të njëjtin nivel intelektual me Ilirin ai e kishte ftuar mikun e tij për të festuar e pse jo për të ngrënë ndonjë qengj që Likja i ka shumë qejf dhe therë me shumicë në Tomorr për kurban Bajram.
Por pasi Liken nuk po e linte njeri të fliste është çuar vetë bodigardi Ramush që më në fund i’a ka dhënë fjalën duke vendosur rregull dhe qetësi. Pasi Profesor floririt është ngritur të flasë një profesoreshë e moshuar nga Shqipëria, por këtu ka plasur skandali . Ramushi edhe njëherë kthehet në bodigard, duke e kapur për “zhelesh” profesoreshën duke e larguar nga foltorja, sepse do flisnin koka e hajdutërisë së kombit. Në fakt është gjynah t’u a heqësh zanatin njerzve si ai, sepse vetëm ky profesion i shkon për shtat ./ Ekskluzive.al
Turp shikoni videon:
Momenti kur Ramush Haradinaj largon mbesën e Mehmet Derrallës nga foltorja
Momenti kur Ramush Haradinaj largon mbesën e Mehmet Derrallës nga foltorja
Posted by Periskopi on Sunday, June 10, 2018