Një lëndë kimike që nxit dëshirën për seks dhe mund të ndihmojë gratë për të arritur orgazmën është zbuluar së fundmi.
Kisspeptin, i njohur më mirë si ‘hormoni i puthjes’, ka qenë i njohur më parë për lidhjen me pubertetin dhe fertilitetin, por kërkimet e reja tregojnë se nga ai mund të përfitojnë edhe gratë që vuajnë nga çrregullimi i dëshirës seksuale hipoaktive (HSDD).
Testosteroni ndonjëherë jepet për të përmirësuar dëshirat e grave për seks, megjithatë, është vërtetuar se kjo mund të shkaktojë efekte anësore “mashkullore”, duke përfshirë qimet e fytyrës dhe një zë më të trashë.
Autori i studimit Profesor Julie Bakker nga Universiteti Liege, Belgjikë, tha:
Nuk ka trajtime më të mira për gratë që vuajnë nga dëshira e ulët seksuale. Zbulimi i Kisspeptin jep mundësi të reja për trajtimet dhe kontrollin seksual tek gratë. HSDD mendohet të ndikojë deri në 40 për qind të grave në një pikë të jetës së tyre në SHBA dhe Britani të Madhe. Pesë deri në 15 për qind e tyre mendohet se vuajnë vazhdimisht. Prandaj ky hormon do të shkaktojë rritje të dëshirës për seks.”
Studiuesit zbuluan që Kisspeptin vë në lëvizje tërheqjen dhe sjelljen seksuale tek minjtë femra. Ata gjetën gjithashtu se feromonet, shijet kimike që japin kafshët, sekretohen nga qelizat e trurit, të cilat transmetojnë një sinjal në qelizat e tjera nervore, të njohura si neurone.
Neuronet gjithashtu transmetojnë këtë sinjal në qelizat që prodhojnë oksid nitrik të neurotransmetuesit, gjë që shkakton sjelljen seksuale.
Kështu kisspeptina mund të përdoret për të ndihmuar njerëzit me çrregullime në sferën psikoseksuale dhe vështirësi në lënien e pasardhësve./e.e