Një nuse 21-vjeçare ka braktisur vajzën e saj të vogël dhe bashkëshortin duke ia mbathur me kunatën.
Ngjarja shokuese ka ndodhur në Stamboll, ku Buse Sule Faris dhe kunata e saj 22-vjeçare Gizem Keles janë zhdukur prej tri ditësh. Edhe Kales mësohet se ka braktisur vajzën e saj të vogël.
Largimi i tyre u mësua pasi Bahriye Dalgic gjeti një mesazh në shtëpi nga e bija dhe nusja: “Nënë ne po ikim. Mos na kërkoni. Mos na ndiqni.”
Me të lexuar letrën, ajo i është drejtuar menjëherë policisë e më pas edhe medias për ndihmë.
Bashkëshorti i Buse Sule Faris tha për “Show Haber” se mendonte që shkak për këtë largim të papritur nga shtëpia të jetë e motra dhe jo bashkëshortja e tij. “Motra ka disa shqetësime. Dy fëmijë presin nënat”, tha ai.
Para se të largoheshin, dy të rejat ishin kujdesur të mbyllnin llogaritë në median sociale dhe të merrnin të gjithë sendet prej floriri që gjendeshin në shtëpi, paratë dhe kartat e kreditit.
Familjarët janë të shqetësuar për fatin e tyre dhe gjithçka kërkojnë është të kthehen shëndosh e mirë tek të afërmit./e.e