• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, October 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Vuante nga kanceri i pashërueshëm, teknologjia e re shpëton mrekullisht vajzën

December 24, 2022
in Bota

Një adoleshente britanike e sëmurë me leuçemi, një sëmundje kjo e pashërueshme, jeton tashmë pa kancer, pasi doktorët përdorën një kurë eksperimentale për të cilën modifikohen qeliza.

Vajza 13-vjeçare është pacientja e parë që trajtohet me këtë teknologji që u mundësoi doktorëve të ndryshonin strukturën e saj të ADN-së, duke krijuar kështu një ilaç të gjallë për të luftuar qelizat kancerogjene.

Alyssa u diagnostikua me leuçemi të rruazave të bardha të gjakut në maj 2021.

Diagnoza u dha pas një periudhe të gjatë sëmundjesh, për të cilat ajo dhe familja e saj besuan fillimisht se ishin për shkak të virozave apo këputjes.

Doktorët në spitalet në qytetet anglezë Sheffield dhe Leicester provuan të gjitha mënyrat tradicionale për të kuruar leuçeminë veçanërisht agresive të Alyssas.

Përpara se Spitali për Fëmijët “Great Ormond Street” i Londrës të sugjeronte një kurë eksperimentale, ajo tashmë kishte bërë kimioterapi dhe transplant të palcës. Asnjë prej këtyre nuk funksionoi dhe trupi i saj ishte shumë i lodhur.

Nëna e saj thotë se kura e ofruar nga Spitali i Londrës është shansi i fundit për vajzën.

“Ishte si një mundësi shpëtimi, por Alyssa ishte tashmë vërtet e lodhur. Kishte bërë gjithë atë kimioterapi. Kishte bërë transplantin e palcës. Kishte kaluar muaj në spital. Kështu që ia lamë vendimin Alyssas”, tregon nëna e saj, Kiona.

Alyssa e pranoi kurën e re.

Doktorët morën nga një dhurues i shëndetshëm disa qeliza nga të cilat formohet sistemi imunitar dhe i përshtatën ato që të vepronin kundër kancerit të Alyssas.

Gjashtë muaj nga fillimi i terapisë, sëmundja e Alyssas është tërhequr dhe ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

Doktorët nuk munden ende të thonë nëse kanë zbuluar kështu një kurë, por ata mendojnë se është një arritje e rëndësishme me potencialin për të trajtuar disa lloje sëmundjesh.

“Jam e nderuar dhe më vjen mirë që mund të ndihmoj edhe njerëz të tjerë”, thotë Alyssa.

Ajo mendohet se është pacientja e parë në botë e terapive me modifikim të qelizave. Kjo teknologji u mundëson doktorëve të shqyrtojnë të gjithë ADN-në e një qelize dhe të piketojnë me saktësi pjesët që duan të ndryshojnë.

Trajtimin për Alyssan e drejtoi mjeku profesor Waseem Qasim, specialist i terapisë gjenetike dhe të qelizave.

“Një shofer që shpërndan pako duhet të arrijë tek një adresë specifike, në një rrugë të caktuar në qytet dhe për ta bërë këtë vendos në hartën e navigimit dixhital kodin postar. Në thelb këtë po bëjmë edhe ne me mjetet e reja që po shfaqen. Po i dërgojmë enzima qelizave për të vepruar në kode postare shumë preçize”, thotë ai.

Mjeku e lavdëron pacienten e tij për kurajon që tregoi.

“Pati dëshirën të ndihmonte pacientët e tjerë, fëmijët e tjerë në situata të ngjashme. Kurajoja që tregoi më duket e jashtëzakonshme”, thotë ai.

Provat klinike për këtë terapi vazhdojnë në Spitalin e Londrës “Great Ormond Street”, ku doktorët synojnë të sigurojnë pjesëmarrjen e deri në dhjetë pacientëve me leuçemi të rruazave të bardha të gjakut. Që të kualifikohen, pacientët duhet të kenë ezauruar të gjitha format e terapive konvencionale.

Nëse kurat eksperimentale dalin me sukses, ato do t’u ofrohen fëmijëve në faza më të hershme të sëmundjes, kur janë më pak të sëmurë. Ekziston gjithashtu edhe shpresa se kjo teknologji mund të përdoret edhe për llojet e tjera të leuçemisë./VOA

Next Post

“Thirra o Genti o Genti, ishte bërë akull”, ndërroi jetë pas problemeve me dhëmballën, prindërit e 32-vjeçarit: Nuk kishte pasur kurrë probleme më parë, dyshojmë nga…

Edhe Bepinit i ka dhëmbur shumë grushti i Berishës! Më rëndoi shumë, u qëllua një i moshuar..

Dosjet “përvëluese” që ka në dorë SPAK egërsojnë “foltoristin”, thirrjet për revolucion: Saliu si Adriana Kalaja premton se do të shembë godinën e re të Teatrit Kombëtar ...pas vdekjes!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved