Pasi mbrëmë tifozët e klubit të basketbollit “Crvena Zvezda” të Beogradit fyen rëndë lojtarin e klubit të tyre Alen Omic, sot ka ardhur edhe përgjigja e qytetarëve të Beogradit të cilët u distancuan nga sjelljet fashiste të tifo-grupit të famshëm “Delije”.
Kujtojmë se gjatë ndeshjes në kuadër të Euroligës në mes të klubit serb dhe Olympiakosit grek, tifo-grupi serb vazhdimisht ofendoi basketbollistin slloven të lindur në Tuzla të Bosnjës, ndërsa në tribuna shpalosën transparentin “Shqiptarët, kroatët, primitivët, nuk janë vëllezërit e mi”, raporton portali boshnjak, “Klix”.
Omic, i cili para kalimit në klubin e Beogradit, kishte thënë se e do klubin dhe tifozët e tij dhe shpresonte se s’do të kishte probleme për shkak të nacionalitetit të tij, pas ndeshjes së mbrëmshme tha se “nuk e kam parë transparentin, e as e kam vënë re se çka thanë njerëzit”.
E sot, një grup prej 16 të rinjve e të rejave i kanë dërguar një porosi mbështetjeje Omiqit, por edhe të gjithë atyre që dëshirojnë të vizitojnë kryeqytetin e Serbisë.
Ata, të mbledhur në “Sheshin e Republikës” në Beograd, nxorën transparentin ku shkruante “kroatët, boshnjakët, shqiptarët në këtë qytet nuk janë të huaj”. /BalkanWeb/