Aktorët prej kohësh kanë nisur një protest për të penguar prishjen e Teatrit Kombëtar.
Por, në lojë tashmë ka hyrë edhe politika, pasi disa prej aktorëve dhe regjisorëve që protestojnë, në fakt kanë edhe përkatësi politike.
Siç është rasti i Kastriot Çipit, që është militant i PD-së.
Ai është fotografuar në një tavolinë me Edmond Budinën dhe Taulant Jupin, me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Me sa duket, kanë marrë udhëzimet e rastit për protestën e tyre.(TemA)