Më 24 janar deputeti Gazment Bardhi depozitoi në SPAK një kallëzim për nisje të hetimeve ndaj kryeministrit Edi Rama për ato që ai i cilësoi si lidhje me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, duke thënë se ky i fundit është korruptuar nga Rama për të sajuar lobimin e PD-së me paratë ruse.
Por SPAK i ka kthyer sot përgjigje Bardhit duke i kërkuar vënien në dispozicion të materialeve fillestare të drejtësisë amerikane që ai i ka përmendur në kallëzim disponohen prej tij.
Në shkresën e drejtuesit të SPAK Altin Dumani kërkohet vënia në e akt-padisë së Zyrës së Prokurorit të Distriktit të Kolumbias, datë 15.09.2022.
Bardhi ka thënë në lidhje me këtë padi se ajo që ka bërë Rama është akti më i rëndë që ka ndodhur në këto 30 vite në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.
Nëpërmjet një shkrimi në facebook, Bardhi bën me dije se i është drejtuar SPAK-ut duke i kërkuar nisjen e hetimeve për organizatë kriminale që sipas tij drejtohet nga kryeministri Edi Rama.