Sali Berisha më në fund ka gjetur fajtorin e lobimit për ta shpallur atë non grat, duke e harruar Sorros dhe duke fantazuar e sajuar përralla për saliarët, se është Rama që i ka paguar Agron Nezës 225 000 dollar për të ia dhënë McGonigl të FBI-sëtë, që ai të ndërhynte, për të shpallur pensionistin Sali non grata dhe shkatërruar opozitën.
bëjnë
Ndaj në delirë dhe i trembur për ngjarjet e fundit në planin personal ku pjestarët e familjes janë me dosje
të rënda në SPAK ai u bënë thirrje Saliarëve që të bëjnë gjithçka për të organizuar qytetarët në mënyrë që sa më shpejt të mundet të largohet nga pushteti kryeministri Edi Rama, i cili sipas tij punësoi një vrasës me pagesë për të vrarë pluralizmin në vend.
“Mos harrojmë se ai është kryeministër. Amerikanët e tronditur nuk e njohin siç e njohim ne. Për ata ai është kryeministër i Shqipërisë që i turpëron, i fut thikën pas shpine vendit të madh duke shfrytëzuar dobësitë e një njeriu të padenjë për vendin që mbante.
Kontraktoi një vrasës me pagesë kundër PD dhe pluralizmit. dhe ai tani është kapur nga drejtësia amerikane. T’i japim një përgjigje të merituar e përfundimtare Ramës, si armik i egër i aleatit tonë kryesor.
Çdo shqiptar ka ardhur koha t’i dalim zot Shqipërisë.
Të bëjmë gjithçka për mobilizimin e shqiptarëve. Rama duhet të largohet menjëherë nga pushteti. Nuk ka e nuk mund të ketë paqe e stabilitet me një njeri që shkelmon çdo ditë mbi liritë e dinjitetin e shqiptarëve.
Të ngrihemi në protesta të fuqishme me çdo shqiptar të vërtetë…saliarë ”, ka deklaruar Berisha./Ekskluzive.al