Mos na prekni aty kua na dhëmb aq shumë. Sot fëmija ime do të mbushte 22 vjeç. Provë e re është mosgjykimi pushim për shkak të imunitetetit. Të dënohen fajtoret dhe pagesat e dëmeve të bëhen nga fajtorët.’- tha Durda
Zamira Durda, një nënë që humbi djalin 7 vjeç në tragjedinë e Gërdecit, thotë se djalin e saj e vrau shteti. Në një intervistë për emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Durda u shpreh se Mediu duhet provojë se është i pafajshëm, pasi ai nuk u gjykua sepse çështja u hetuar për shkak se ai kishte imunitet. Paka e shumë është e njëjta procedurë.
‘Për Shkëlzen Berishën nuk di të them. Djalin tim ma ka vrarë shteti shqiptar. Institucionet e shtetit shqiptar, ato janë prova fakte që dalin dhe që e lidhin këtë person me çështjen e Gërdecit. Mediu duhet të gjykohet, pasi çështja nuk u gjykua sepse kishte imunitet. Do bëj diçka thyet për të krijuar besimin tek shteti shqiptar Mua ma ka vrarë djalin shteti shqiptar. Ministria e mbrojtjes, që duhet ta mbronte.
Pse? Pse? Pse? Shpresoj nga SPAK tu japë përgjigje ‘pseve’ të mia prej 15 vitesh. Shpresoj te drejtësia. Do pres vendimet e këtyre dhe të më japin përgjigje shteruese për PSE-të e mia. Jam kontaktuar nga prokurorët e SPAK, kam marrë njoftime.