Non grata antiamerikani Sali Berisha në grahmat e ij të fundit ysht qiptarët brenda dhe jashtë vendit të bashkohen kundër “regjimit” i cili sipas. tij i detyron qytetarët të largohen nga vendi.
“Koha që opozita të flasë deri në largimin e këtij turpi, i njeriut që s’ka normë, moral, nder. Në 11 shkurt Shqipëria vërshon drejt Tiranës, ndërsa Tirana vërshon në rrugë e sheshe në një protestë kombëtare që nuk e ka parë vendi ndonjëherë.
Unë ftoj çdo shqiptar në Shqipëri e kudo që ndodhet, të bashkohemi në këtë protestë kundër këtij regjimi që sillet ndaj shqiptarëve në mënyrën më çnjerëzore duke i vjedhur në mënyrë të mëshirë duke i përzënë nga vendi. Sillet duke rekrutuar mafiozë nga vende të tjera në luftën kundër opozitës për të mbajtur pushtetin.
Beteja do të jetë e fitores së opozitës shqiptare. Rama është i pashpresë. Duhet të largohet një ditë e më parë. Opozita e tëra në këmbë deri në fitoren përfundimtare ndaj armikut të egër të qenies së saj dhe identiteti të shqiptarëve.
Në e 11 shkurt në orën 12:00 para Kryeministrisë! /Ekskluzive.al