Aktivisti shqiptaro-amerikan Gary Kokalari në një intervistë për “Studio Live” të gazetarit Arbër Hitaj, flet për rastin e dosjes McGonigal, por edhe rihapjen e dosjes që lidhet me shpërthimin e Gërdecit. Në lidhje me dosjen e ish agjentit të FBI, ai thotë se drejtësia amerikane do ti shkojë deri në fund zbardhjes së të vërtetës pavarësisht emrave që mund të jenë të përfshirë.
Ndërsa ndan edhe një episod të shumë viteve më parë kur edhe Sali Berisha është takuar agjentët e FBI me kërkesë të tij, në SHBA dhe në Tiranë, ku tentoj të informonte për korrupsionin e ish-kryeministrit Fatos Nano.
Por në konkluzionet e takimeve që janë edhe në dosje, agjentët e FBI e vlerësuan si jo të besueshëm Berishën, ndërsa gjatë gjithë kohës nënvizuan se ishte shumë nervoz. Kokalari thotë se ky është vetëm fillimi pasi republikanët do të zhvillojnë hetime shumë të thella ndaj FBI, duke qenë se mendojnë se është keqpërdorur kundër tyre.
Në lidhje me Gërdecin, Kokalari shprehet se SPAK ka bërë mirë që ka hapur hetimin, por duhet thirrur edhe ish gjenerali Luan Hoxha që nuk ka dhënë në asnjë moment dëshminë e tij për ti shkuar deri në fund. Sipas Kokalarit qartazi Shkëlzen Berisha është i përshirë në këtë aferrë që la 26 persona të vrarë.
Dua ta fillojmë këtë intervistë me dosjen e FBI me ish- agjenin McGonigal, ku kanë dalë edhe emra të zyrtarëve shqiptar, me jepni një koment?
Është pak e habitshme për mua, detajet më duhet ta them, ende janë të paqarta. Nuk e kuptoj se nga doli si çështje. Por pashë diçka interesante një ditë më parë, Agron Neza që i ka dhënë paratë McGonigal 225 mijë dollar, hodhi ujë të ftohtë ndaj akuzave të Sali Berishës. Por duhet thënë se ajo që Neza ka bërë është një krim federal. Unë kam përshtypjen se në këto momente Neza është në kontakt të ngushtë me FBI. Unë nuk e di se ku është, por mesazhi i tij erdhi nga Nju Xhersi. Pra ajo që ka bërë është joligjore pasi me sa kam pare, ja ka dhënë paratë kur McGonigal ka qenë një agjent i FBI, dhe nuk lejohet. Dhe nuk duhet harrojmë që ka patur dhe një shkelje nga McGonigal, pasi punonjësit e FBI janë shumë profesionistë për të bërë gabime të tilla.
Por dhënia e parave ngre shumë pikëpyetje, dhe kjo më bën të mendoj se FBI e ka marrë në pyetje Nezën, ose ky i fundit po bashkëpunon, sepse i kanë thënë nëse nuk bashkëpunon rrezikon burgun por edhe deportimin. Pyetja kryesore është, nga dolën 225 mijë dollarët. Janë shumë para. Ai erdhi nga Shqipëria në 1993, dhe merret me biznes këtu, por prap janë shumë para, dhe nuk dihet nga dolën. Tani është dhe shtetas amerikan, dhe si i tillë paratë e tij duhet të taksohen, a i ka deklaruar te autoritet tatimore? Pra e ka futur veten në shumë telashe. Pse do ti jepte para një agjenti të FBI-së për të organizuar takime biznesi. Kjo është si një i verbër që drejton një tjetër të verbër. Por duket edhe sikur shtetas të tjerë shqiptare kanë gjetur një rrugë të shkurtër e cila ju solli shumë telashe.
Kam ndjekur edhe reagimet e mediave në Shqipëri dhe disa politikane që deklarojnë se paratë zotit Neza ja ka dhënë zoti Rama që të korruptonte FBI, me sa keni parë e lexuar edhe ju, ka prova për këtë?
Në njohurinë time, kjo është e pavërtetë, pra një spekulim, por nëse është do të dali si fakt duhet të jemi të qartë në një pikë, kjo dosje është një ditë e keqe për Agron Nezën për McGonigal dhe për këdo tjetër që është i përfshirë në të, në Shqipëri qoftë ose jo. FBI është në një presion shumë të madh në SHBA, sepse tani Republikanët janë në drejtim të komisioneve hetuese në kongres, dhe bashkë me një pjesë të FBI, mendojnë se ky institucion u këqpërdor kundër tyre dhe padyshim do ti shkojnë deri në fund hetimeve, pa pyetur për asnjë politikan shqiptar ose tjetër. Dhe nëse rezulton e vërtetë kjo gjë që një politikan shqiptar ka dhënë ryshfet ndaj një agjenti të FBI, nuk do pritej shumë mirë.
Kjo nuk është hera e parë që politikanët shqiptar përfliten për kontakte me FBI, ju e njihni historinë shumë mirë, edhe kryeministrat e tjerë Berisha apo Nano kanë patur ngjarje?
Kur doli edhe ky lajm, shkova pas në vite 10 vite mos më. Ku bazuar edhe në ligjin për informimin në SHBA, i kërkova FBI gjithë dosjen që kishin për mua dhe denoncimet e mia me Shqipërinë, dhe mora një kuti me letra, me qindra fletë, mes të cilave edhe dokumenti që kërkoja një takim mes Berishës dhe FBI-së, kur ne kooperonim bashkë, për tu përballur me çështjen e korrupsionit të Fatos Nanos, si deklaronte me të madhe Berisha. Berisha i takoj agjentët e FBI në një vizitë në SHBA, dhe agjentet pas takimit deklaruan se ai ishte shumë nervoz, por kryesorja nuk kishin besim te ato që tha. Pra dëshmoj për fakte korrupsioni ndaj Fatos Nanos, por në thelb nuk dha asnjë fakt, sepse Berisha e kuptoj se përballë kishte njerëz shumë serioz dhe u soll si një fëmijë i vogël. Nuk ju dha asnjë provë dhe gjithçka është në dosjen e FBI-së.
Pra ju po thoni se edhe zoti është takuar me agjentë të FBI?
Po.
Në Shqipëri apo në SHBA?
Në të dyja vendet. Por fillimisht më lejoni të them se të gjithë liderët politik shqiptar janë takuar me zyrtarët e FBI, nëse se kanë bërë ka patur një problem me FBI. Unë kam rregulluar takime të Berishës në SHBA kur ishte lider i opozitës me kërkesë të tij. Me idenë se kishte informacione për korrupsionin e Fatos Nanos, por Berisha foli me përralla dhe thashetheme. Nuk po mbroj Fatos Nanon, sepse ka patur edhe fakte për Fatos Nanon në dosjen e FBI.
Po përsa i përket liderve të tjerë politik, ju thanë se me shumë gjasa janë takuar me agjentët e FBI?
Nuk kam fakte për këtë, por supozoj se ka ndodhur, sepse Shqipëria është një vend transit për kalimin e drogës, nuk është sekret, për pastrim parash, që nuk është sekret. Pra agjentet e FBI kanë ndihmuar SPAK, apo edhe agjenci të tjera për ti trajnuar. Dhe do të ishte ti takonin.
Pra nuk është diçka e pazakontë, që zyrtarë të lartë shqiptar ose politikan të takojnë përfaqësues të FBI këtu?
Duke parë historinë e Shqipërisë nuk është çudi. Sepse ka patur shumë arrestime edhe në SHBA për trafik droge, apo krim me shqiptare të përfshirë.
E bëjë këtë pyetje dhe po insistoj pak sepse nga klasa politike një pjesë e konsideron diçka të gabuar nga zoti Rama të takoj përfaqësues të FBI?
Kjo është e gabuar si qasje, sepse Berisha është vetë nga ata që ka takuar agjentët e FBI, dhe unë nuk e di se çfarë ka folur me ata. Dhe nga ajo që lexova është se oligarku rus që po flitet erdhi në Shqipëri në momentin kur Berisha ishte në pushtet në Shqipëri dhe nuk e di se për çfarë po flet.
Në lidhje me këtë çështje dhe të FBI, kam dhe një pyetje, a besoni se ka patur dorë FBI në deklarimin e Berishës non grada?
Jo nuk ka patur. Personi që ka më shumë përgjegjësi në deklarimin e tij non grada është vetë Sali Berisha. Ai e siguroi non gradat kur ishte në pushtet, sepse nuk dua të përsëris veten, por ne e dimë se çfarë bëri në Gërdec, e dimë se çfarë bëri me ARMON, me ALBPetrol. Tani kanë rihapur dosjen e 21 Janarit, dhe kjo është diçka shumë e mirë sepse personi përgjegjës për sanksionet ndaj Berishës, nuk është Antony Blinken, nuk është FBI apo George Soros, por është vetë Sali Berisha.
Në lidhje me shpërthimin e Gërdecit, ju thatë është diçka e mirë, përse mendoni kështu? A ka diçka të pazbuluar ende në lidhje me të?
Të falenderoj që me pyete, sepse në të njëjtën dosje që më dha FBI, gjeta diçka që e kisha harruar, përfshirë një email që i dërgova ish prokurores Ina Rama në mars 2008, dhe pashë edhe lajme që Berisha në atë kohë donte ti bllokonte këto hetime dhe i bërë presion Ina Ramës, kjo kuptohet. Familjarët e Berishës ishin të përfshirë në mënyrë direkt në këtë aferë. Unë i dërgova Ina Ramës 1 javë para shpërthimit një letër të detajuar për kompaninë “AEY”, dhe nuk pata asnjë reagim nga ajo. Nuk e di nëse u kompromentua, apo u tremb. Por unë e kontaktova atë direkt. Tani e sugjeroj zotin Dumani që ta hetojë mirë, pasi ka dëshmi të ish punonjësve në Gërdec. Sepse aksidenti do të ndodhte me siguri, kishte municione kudo që demontoheshin, kishte njerëz që pinin cigare dhe kishte fëmijë të përdoreshin për demontim armësh. Pra ishte një aksident që do të ndodhte.
Por të gjithë gënjejnë që nuk dinin gjë, me Berishën që tha se nuk e dinte për baxhanakun e tij. Pra ai e dinte shumë mirë. Por ka edhe prova që Shkëlzen Berisha ishte duke bashkëpunuar me Delijorgjin, i bëj thirrje kreut të SPAK Dumani që ti shkojë me themel asaj historie. Por edhe kompaninë Southern Armo ta hetojë, një kompani amerikane që drejtohej nga Patrick Henry, nënkrontraktor i Delijorgjit dhe pajisjet e tij u shkatërruan në shpërthim. Unë kam folur me një person që punonte për kompaninë e tij, që po rrinte në një hotel larg shpërthimit dhe me tha që toka u shkund. Këta janë personat që duhet të merren në pyetje. Dhe mbi të gjitha gjenerali Luan Hoxha, që vetëm pak para se të merresh në pyetje u largua dhe fitoj azilin në SHBA, që besoj ka patur një marrëveshje. Mesa di është ne Bronks dhe duhet të thirret për të dëshmuar. Nuk mund të ketë një hetim të thellë dhe të plotë për Gërdecin nëse, nuk thirret për të dëshmuar Luan Hoxha, Fatmir Mediu, kush ka punuar atje por edhe përfaqësues nga kompania AEY. Bënë mirë me Shkëlzen Berishën që e thirrën, por shpresoj ti shkojnë deri në fund.
Zoti Kokalari a mendoni se është momenti i mirë për të bërë drejtësi?
Për kë çështje e keni fjalën?
Për Gërdecin.
Një gjë e tmerrshme ka ndodhur, 26 veta humbën jetën nga një shpërthim I fortë. Pra kemi të bëjmë me neglizhencë apo ngjarje kriminale. Por duke parë kushtet e tmerrshme të punës në atë fabrikë nëse do ta quajmë të tillë, të gjithë e dinin se çfarë po ndodhte atje. Ambasada amerikane e dinte se çfarë po ndodhte atje, unë nuk e di nëse lejohet të pyeten zyrtarët e ambasadës, por disa mund të pyeten në lidhje me atë se ç’po ndodhte në Gërdec, pasi ishin parë shumë makina të ambasadës para shpërthimit.
Dua t’ju bëjë disa pyetje politike, kemi qartazi 2 parti demokratike, një e drejtuar nga zoti Berisha dhe një nga zoti Alibeaj, kush besoni se do të fitojë? A besoni se zoti Berisha do të jetë kryetar I saj edhe de jure?
Kokalari: Nuk e kam të qartë dinamikën aktuale të Partisë Demokratike, por mund t’ju them me bindje se përsa kohë Berisha është një krye, ajo është një parti e vdekur. Sepse ai i ka sjellë vdekje dhe shkatërrim Shqipërisë. Nëse e mbajnë vetëm do të humbasin. Por e vetja mënyrë që të jenë një forcë e besueshme politike, është ta largojnë Berishën, të vijë një gjeneratë e re në krye të partisë dhe të behën partia e të ardhshmes. PD duhet të jetë një opozitë legjitime, por me Berishën në krye është e pamundur.
Zoti Kokalari, ju thatë në intervistën tonë te fundit se zoti Meta mund të deklarohet non grata, por s’ka ndodhur asnjë e re, a besoni ka bërë marrëveshje apo jo?
Nuk besoj se Departamenti i Shtetit do të bënte marrëveshje me njerëz të tillë.
Përse?
Unë e kam patur mendimin tim dhe ende e kam, që nëse ka kandidatë të denjë për tu sanksionuar nga SHBA ai është Ilir Meta. Sepse e kam thënë shumë herë këta individë e duan dhe qëndrojnë në politikë vetëm për para, nuk e di nëse kanë bërë diçka të mirë për Shqipërinë, apo për demokracinë shqiptare, ata kanë menduar vetëm për xhepat e tyre asgjë më shumë. Prandaj duhet të ikin.
Dhe për ta mbyllur, përse besoni se një shtet kaq i vogël si Shqipëria, bën kaq zhurmë edhe me raste të tilla si ai i FBI-së?
Kjo histori sapo ka filluar, sepse është një sulm që i bëhet FBI-së që po shikohet me mikroskop, nga Republikanët pasi mendojnë se është keqpëdorur më herët. Por edhe sepse ka një ish shtetas shqiptar që I ka dhënë para një ish agjenti të FBI. Dhe këtë se fsheh dot njeri. Unë besoj se hetuesit amerikan do ta marrin me shumë seriozitet këtë çështje dhe jo si hetuesit në Shqipëri, është e rëndësishme ti shkohet deri në fund. Por unë besoj se Agron Neza është duke bashkëpunuar pasi nuk ka zgjidhje tjetër, sepse mundësitë e tjera I ka ose burg ose penalitete të tjera, dhe besoj se drejtësia do të zbardh gjithçka në lidhje me të.