Pasuria e familjes së Lulzim Bashës është shtuar më një superaset të ri ekonomik që ka marrë bekimin e plotë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Lajmin e bën të ditur një nga portalet e njohura britanike, “The Pie News”, i cili është rrjeti informativ më i njohur për arsimin.
The Pie News thekson se rrjeti i shkollave të famshme britanike King’s i ka dhënë franchize-n një kompanie shqiptare, përkatësisht firmës Sapaud, e cila ka si titullar dhe drejtoreshë, Eda Bashën, bashkëshorten e vëllait të kreut të PD-së, Erlind Bashës. The Pie News shkruan se King’s Tirana do të hapë dyert e veta në shtator 2018 dhe do të sigurojë një arsim ndërkombëtar të përqendruar, me një përzierje të kurrikulës shqiptare dhe britanike, për studentët lokalë nga mosha dy deri në 13 vjeç.
Ç’ka do thotë se e ka marrë licencën nga ana e Ministrisë së Arsimit. Në fillim për shkollë 9 vjeçare e më pas në të mesme, dhe ndoshta edhe universitet. Pra që liçensa i është dhënë nga Ministria e Arsimit, dhe që sipas gjasave ka pasur edhe OK-in e Edi Ramës.
Erlind Basha, para pak kohësh dha dorëheqjen nga vettingu, duke deklaruar shkëputjen nga sistemi i drejtësisë, ku punonte prej kohësh si këshilltar në Gjykatën e Lartë. Kjo shkëputje, siç bëhet e ditur nga media britanike, paska pasur si shkak pikërisht hapjen e një biznesi të madh.
King’s Kolege është një emër i madh në Mbretërinë e Bashkuar, ku shkollohen mjaft të rinj nga Shqipëria. Marrja e kësaj marke nga familja Basha i garanton sukses në biznes, pasi prindërit do t’i shkollojnë fëmijët tek një shkollë që i siguron akses më të sigurt në universitetin e famshëm britanik.
Drejtori i shkollave King’s Andrew Hutchinson tha për Pie News se “Ne jemi të kënaqur të mirëpresim kolegët dhe studentët tanë të rinj në komunitetin global të Mbretërve. Partneriteti ynë me Sapaud ofron një mundësi për të punuar me një organizatë të re që i ndan vlerat tona dhe ka një vizion për të sjellë mundësi të shkëlqyera arsimore ndërkombëtare për studentët në Shqipëri”.
Ndërkaq, drejtoresha e Sapaud, kompanisë që do të menaxhojë shkollën, Eda Basha, tha se “partneriteti me King’s do të lejojë grupin të përmbushë ambiciet e tij për të rritur imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë”. “Ne jemi një vend shumë i vogël, dhe ka më shumë arsye që të kemi një perspektivë globale. Qëllimi ynë është të pajisim të rinjtë tanë me ndërgjegjësimin, njohuritë dhe aftësitë që duhet të lulëzojnë në një mjedis gjithnjë e më ndërkombëtar dhe për t’i ndihmuar ata dhe Shqipërinë që të shfrytëzojnë më shumë mundësitë globale.Ne jemi të kënaqur që kemi King’s si partnerë – ata janë duke na mundësuar që të realizojmë ambiciet tona”.
Pie News thekson se një ceremoni hapjeje pritet të zhvillohet këto ditë në një performancë me shumë bujë. Dhënia e licencës nuk është favori i vetëm që kryeministri Edi Rama i ka bërë Lulzim Bashës, pasi vetëm disa muaj më parë i dha 13 milionë euro për pallatin e prishur në Vlorë, ndërkohë që një vit më parë i dhuroi drejtimin e disa prej korporatave më të mëdha shtetërore për 6 muaj.