Bujar Asqeriu i ftuar në kazanin e Turit në Ora News tha se greva për Teatrin Kombëtar, do të vazhdojë deri në momentin e fundit sepse shqiptarët dhe Tirana duhet të kenë një teatër ashtu siç duan një tufë aktorësh të punësuar dhe kurrësesi pronarë. Ja si mendon militanti i PD që fatkeqësish ka dal nga vetja dhe roli i tij në jetë si qytetar.
Nuk kuptohet se cili orgjinalitet po i zhduket Tiranës, ai i shtëpive me qerpiç, siç është dhe kapanoni ku jepnin shfaqje ushtarët italian, në kohën e pushtimit fshist
Pjesë nga deklarata:
Asqeriu: “Ne do të vazhdojmë rezistencën tonë deri në fund, deri në limitet se sa mund të mbajë një rezistencë.
Çdo gjë mund të ndodhë. Do të sensibilizojmë siç kemi sensibiluar deri më tani, institucionet ndërkombëtare në ruajtje të trashëgimisë kulturore. Instituti italian i Kulturës, i cili është i interesuar direkt për arkitekturën e qendrës së Tiranës, themi se do të jetë në krahun tonë, ose ndryshe meqë kryetari i Bashkisë dhe Kryeministri meqë kanë vendosur të rrafshojnë teatrin, të rrafshojnë edhe ato ministritë meqë janë të fashizmit dhe të shikojmë projektet e tyre se çfarë të ngrenë në vend të tyre.
Unë nuk e di që turistët janë të magjepsur nga gradaçelat që do ngrenë këta. Unë them se turistët magjepsen nga çka qenë Tirana para 100 vitesh. Kulla dhe mermere kanë parë edhe në vendin e tyre. Ata duan të shohin origjinalitetin e këtij qyteti, që po zhduket, po zhduket”./Ekskluzive.al