Në shkurt të vitit 2020, Ministria e Drejtësisë çoi në Prokurorinë dosjen me 700 faqe për klanin familjar dhe mafioz të dyshes Olsi Ibro dhe Arben Meskuti për zhvatje e të paktën 5 mijë familjeve shqiptare me gjoja mbledhjen kredive të këqija.
Dy ‘Sudet’ ushtronin prej 9 vitesh aktivitetin me natyrë mafioze, grabiqare, zhvatëse dhe okulte përmes një klani famëkeq familjar, disa metra larg Ministrisë së Drejtësisë, në ish-godinën e gazetë “Zëri i Popullit”.
Olsi Ibro dhe Arben Meskuti kanë krijuar një rrjet kompanish si Consulting Company, Final, Micro Credit Albania (MCA), ADCA, ZIG, FLASH, FS, Re/Plus, Re/Max. Grupi i kompanive kontrollohen nga klani familjar Olsi Ibro, Elda Ibro, Arben Meskuti, Yllka Meskuti, Ernela Cuberi dhe Indrit Cuberi.
Ministria e Drejtësisë i kërkoi me urgjencë prokurorisë të nisë hetimet dhe të marrë të pandehur të gjithë anëtarët e klanit STAR për veprat penale të mashtrimit të shimfishtë, mashtrimit me pasoja të rënda, dhpërdorimit të detyrës, përvetësimit të titullit apo detyrës shtetërore etj., për gjithë zinxhirin e krijuar brenda “Qendrës së Biznesit STAR”.
Në dosjen e Ministrisë së Drejtësisë faktohej aktiviteti kriminal i dy Sudeve.
Çfarë ndodhi?
Klani mafioz i mikrokredive, bleu segmente të organit të akuzës për të mbajtur pezull hetimet, relativizuar zhvatjen përmes shtrëngimit të mijërave qytetarë shqiptarë, për të evituar arrestimet dhe masat e tjera që mund të çonin e ndërprerjen e aktivitetit kriminal.
Me paratë që u kishin zhvatur qytetarëve përmes sekuestrimeve arbitrare, Sudet Ibro-Meskuti kanë paguar një prokurore 60 mijë euro çdo muaj për të mos i arrestuar.
Disa muaj më parë, u arrestuar kryemashtruesi i mikrokredive Arben Meskuti, i cili guxoi të mashtrojë dhe amerikanët për vite me radhë, ku i dhanë Green Card dhe më pas pasaportën, duke e detyruar të betohet para flamurit USA.
Në Nju York u paraqit si djalë jetim lindur në Përmet në 6 tetor të vitit 1980, duke falsifikuar çdo gjurmë të familjes në Tiranë.
Në fakt Arben Meskuti ka lindur në Tiranë në 6 tetor 1978, sipas kartës së identitetit shqiptare që ka NID H81006117C.
Meskuti pagoi dhe doli nga burgu shumë shpejt.
Dosja e mafies së kredive nuk mund të mbyllet. Dosja është zvarritur nga prokurorë të korruptuar, duke mundësuar që Ibro-Meskuti të vijonin aktivitetin kriminal edhe pas kallëzimit të Ministrisë së Drejtësisë.
Deri më tani, numri i shqiptarëve të grabitur po shkon 100 mijë. Dosja penale pritet të shkojë për gjykim pas 3 vitesh, por aktiviteti kriminal i bandës së kredive vijon me intensitet të lartë.