Dje, opozita e bashkuar zhvilloi një protestë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Simbolet janë ato që e identifikojnë këtë tubim të 27 janarit.
Ka gjithmonë arsye për të protestuar, ndaj, për këdo është e justifikueshme dalja në shesh.
Por ajo ç’ka të bën të dyshosh dhe të pyesësh veten është: Çfarë përfaqësojnë emrat që dalin e mbajnë fjalim në podium? A janë ata njerëz me integritet dhe politikanë frymëzues?
A të bëjnë ata të besosh për një të ardhme më të mirë?
Ata që sot akuzojnë, në fakt janë të të gjithë të pandehur. Për krime të rënda deri në vrasje. Thuajse të gjithë të diskredituar publikisht. Nga krerët e partive me dështim të stërprovuar në qeverisje, tek figura groteske si Fatmir Mediu apo Nard Ndoka…
Sinqerisht, a ia vlen të protestosh me këta në krye? A ia vlen të protestosh për të risjellë këta në pushtet!?/dita