Ajo njihet si “vajza e 500 trëndafilave”, dhurata që i bënte shpesh i dashuri i ndjerë Jetnis Dollapi, miku i shumë VIP-ave, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident me motor. Nertila Kapaj është modelja e ndjekur në rrjetet sociale, e cila tregon se, fatkeqësisht, rreziku e ka ndjekur gjithmonë në jetë, ndaj në film s’e pati aspak të vështirë.
Ajo luan të dashurën e Arben Derhemit, bosit të drogës, në serialin televiziv “Ti mund të më quash Xhon”, si pjesë e një kasti të njohur aktorësh. Në këtë intervistë për “Panorama Plus”, Nertila tregon se nuk iu desh të aktronte si të tjerët, pasi në jetë i ka përjetuar këto situata realisht.
Të pamë në një rol interesant në filmin “Ti mund të më quash Xhon”. Si ndodhi që u bëre pjesë e kastit dhe sa e lidhur ke qenë me aktrimin më parë?
Në fakt, unë kam realizuar dhe dy filma të tjerë me “Papadhimitri Production”. Ishte ideja e regjisorit që të isha unë pikërisht ky rol, pra, e dashura e bosit të drogës.
Siç tregove vetë, luaje të dashurën e bosit të drogës që intepretohet nga aktori Arben Derhemi. Pati kimi mes jush dhe çfarë mund të tregosh nga kjo eksperiencë, me një aktor profesionist si Derhemi?
Unë isha e dashura e bosit të drogës, që do të thotë, se isha krahu i djathtë i tij. Përderisa isha e dashura, patëm kimi, ama vetëm në rol. Ishte eksperiencë e bukur, sepse Arbeni paraqiste burrërinë që sot është vështirë ta gjesh te meshkujt shqiptarë. Pra, ai e përjetonte këtë rol.
Përfaqësoje kukullën që nuk fliste, por që i jepte makinës dhe e shoqëronte të dashurin, edhe në bisedat për pazaret e prishura me shpërndarësit e drogës. Si u ndjeve në atë pozicion dhe në jetë do të mundje ta pranoje një gjë të tillë?