Analisti Ergys Mertiri tha se zhvendosja e protesta e opozitës nga sheshi tek dyert e parlamentit tregon paaftësinë e Sali Berishës. Ai tha në një emision televiziv se protesta e tij janë paqësore dhe të dobëta.
“Konvertimi i revolucionit nga sheshi te dyert e parlamentit është thjesht një maskim i paaftësisë. Protesta e tij janë shumë më të dobëta dhe paqësore, jo nga qejfi, por nga halli. Ai detyrohet të bëjë një opozitë blegërimash duke bërtitur kot.
Duke i maskuar blegërimat si revolucione. Berisha dhe Meta duken se janë të integruar me tepër një një parti, se sa aleate”, theksoi ai.
Ai u pyet edhe Për rastin Fredi Beleri kandidati i opozitës në zgjedhjet lokale të 2023 për Himarën, i cili u shfaq në fushatë me flamurin e Vorio-Epirit. Ky veprim për Mertiri është antikushtetuese dhe i dënueshëm.
Olta Xhaçka flet në Këshillin e Sigurimit në OKB: Ne të gjithë duhet të punojmë për paqen! Më e tmerrshmja është se…
“Flamuri i Vorio-Epirit, është simbol, i cili përfaqëson një politikë anti-shqiptare. Unë e shoh si antikushtetues dhe zotëria në fjalë nuk e di sa koshient ka qenë, por kjo është antikushtetuese dhe kjo duhet dënuar. Kjo është kundër interesave kombëtare. Nuk duhet të tolerojmë ide të tilla”, tha ai.