Arratiset nga burgu i sigurisë së lartë bosi i maffias ‘Gargano’, Marco Raduanos.
Mediat italiane kanë publikuar pamjet, ku shihet se si Raduanos zbret nga dritarja e qelisë përmes disa çarçafëve që i kishte bërë si litar dhe i kishte lidhur me njëri-tjetrin. Arratisja e tij ka ndodhur dje, rreth orës 17:00, por mungesa e tij është vënë re dy orë më vonë.
Mediat italiane shkruajnë se ai është larguar më pas me një makinë që e priste jashtë burgut dhe se kjo arratisje ka qenë e planifikuar. Tashmë Marco Raduanos është në kërkim në të gjithë territorin ku janë ngritur postblloqe të shumta.