Aktori i njohur Astrit Çerma, ka reaguar i revoltuar pas publikimit të disa fotove në media, ku tregohej jeta në kohën e komunizmit.
“Disa gazeta të disa demokratëve të thekur seç na nxjerrin disa fotografi me ca dyqane buke, me ca njerëz të hutuar, me ca karroca, me ca sheshe e rrugë me parrulla, për të na rrëfyer se ç’lanet ishte koha e Enverit.
Një propogandë idiote “tëpkë” siç bëhej në atë kohën e komunizmit për vendet kapitaliste.
Thjeshtë: Një propogandë anti-komuniste me mjete komuniste…
Hapini albumet e asaj kohe, hapini. Do të shihni uzina, fabrika, kombinate, hidroçentrale, ushtri, marinë, pilotë, shkolla, teknikume, institute, universitete, do të shihni art, kulturë, shëndetsi, e tjera e tjera e tjera e tjera.
Po. Edhe nëse merrni mundimin, po me këtë mënyrën propogandistike tuajën, at’herë bëni ca krahasime për këtë kohë sot me kohën e atëhershme.
P.Sh: Me prindër “të lumtur” që vdesin të braktisur nga fëmijët, me novojtoresh të shkollave të mesme mbushur me shiringa droge, me vrasje, përdhunime, e rrahje në mes të ditës, me TV ku kurvërohet me shale, gjokse, me seks, të njejta me banalitete kafshëshe tjera, e tjera, e tjera, e tjera, e tjera, e tjera…
Ajo kohë nuk fshihet me palaçollëqe të tilla, sepse, nuk mund të fshihen 50 vjetë nga jeta e një kombi. Jo.
Ajo kohë zbërdhehet, dhe pa tjetër do të vijë një ditë që do të zbërthehet nga studiues, analistë e politikanë të pablerë me interesat që i detyron, i josh apo i blenë, ose i kërcënon koha e sotme t’u qavarraviten politikanëve të sotëm që “zanatin” e kanë mësuar dhe e mësojnë nga veprat në seri të atij që si sot e vite më parë e “rrëzuan”.
Ç’më gëzoni që rrëzuat të vdekur Enverin kur keni 31 vjet që mbani gjallë sa-leh vrerin”, shkruan i revoltuar ai.(Aktorët shqiptarë)