Nga Ilirjan Blloshmi
Nëse i hedh një sy krizës së sotme, që ka kapultuar Shqipërinë, të gjithë e dinë dhe e kuptojnë. Edhe ata më të painteresuarit mdje dhe më të “humburit” e kuptojnë që kjo vjen për faj të qeversë. Nuk ka rëndësi nëse je militant i Ramës, Bashës, Monikes, Ilirit, Berishës. Të gjithë e dinë se kjo qeveri duhet të largohet. Ja u largua. Kush do vijë? Ke do bëjmë kryeministër? Bashën apo Monikën?
Protesta e djeshme tregoi se opozita nuk është e gatshme të marrë frenat e qevrisjes, pjesmarrja në atë protestë ishte më shumë një “kryerje detyre”, sesa një mesazh për Ramën. Gravitacioni që ka kapur opoziën ose më saktë PD-në, (se unë nuk mund të quaj LSI-në opozitë, ajo kurrësesi nuk është opozitë). Është kaq i madh sa ka krijuar një hendek midis bërthamës së PD-së dhe lidershipit të saj.
Sot Lulzim Basha nuk i di problemet reale që ka PD-ja, e kjo nuk është për faj të tij, por është për faj të atyre që ai ka vendosur rreth vetes. Fjala vjen nuk e di Basha sesi sillet Bujar Vreto në Librazhd me demokratët e vjetër, për sjelljen e tij, fjala vjen Basha duhet ta marrë vesh nga Salijani. Po ce do se Ervini dhe Bujari hanë e pinë bashë, e si përfundim “Bujari ka bërë progres sipas Bashës” kur në të vërtetë demokratë të thjeshtë kanë alergji nga Bujari dhe Ervini.
Opozita ose PD-ja(jo LSI-ja se nuk është në opozitë) nuk është gati për qevrisje jo se kjo qeveri po bën mirë, por se në popull është krijuar një ide se as ndërkombëtarët nuk e duan PD-në, (ndërkombëtarët nuk e duan PD-në, për disa arsye personale), por këtë nuk e di një 60-vjecar që jeton në Kukës fjala vjen. Shqiptarët kanë vendosur një mardhënie me ndërkombëtarët e vecanërisht me SHBA-në , ku në themel kanë mbijetesën.
Ramën e duan Amerikën, aq shumë ëshë ngulitur në kokën e shqiptarëve kjo sa nuk ka asnjë lloj matrapiku që e heq nga koka e tyre. E këtu Lulzim Basha po e ndihmon kaq shumë Ramën sa nuk ka ku të shkojë. Tani Rama ka mundësi që përvecse nja 21 ish ministra të PD-së të përfshirë në skandale korruptive, Lulzim Basha i jep mundësi që ti shtohen dhe maskarenjt e Lsi-së. Korrupsioni, koncesionet janë një filozofi jetese për këtë qeveri. Sot Lulzim Basha nuk ka fuqi që të binde popullin që të protestoje deri në ikjen e kësaj qeverie. Lulzim Basha ka aq frike sa dhe në protestën e djshme urdheroi mos kishte simbole të prative. Këtë e bëri jo se mendoi për popullin por nga frika se në atë tubim mund të kishte më shumë flamuj të LSI-së sesa të PD-së.
Protesta e djeshme për mua ishte një mesazh për politikën, njerzit kanë filluar të ndërgjesohen, prindërit kanë filluar të dëgjojnë fëmijet e tyre, shumë njerëz në fshatrat e thella nuk dëgjojnë më kryeplakun e fshatit, i cili bën vetëm politke për partinë që e ka vënë.
Të rinjtë e kanë kuptuar se politka ka krijuar shkollën e vet. Ka jetën, lindjen, kulmet, hijet, varret, sekretet, krimet, tradhëtitë, sëmundjet, dashuritë, incestet. Nëse Lulzim Basha do vërtetë që ky vend të ketë opozitë duhet të largoje Lsi-në bashke me çizmen e Monikës. Çizmja e Monikës nuk është për në opozitë, çizmja e Monikës është për të vjedhur, gënjyer, vrarë. Çizmja e Monikës nuk jep shpresë, në opozitë.