Sali Berisha ka ndarë në rrjete sociale spotin e protestës së 3 marsit. Rolin kryesor në spot e luan aktorja Rajmonda Bulku Pashko, e cila përfaqëson “Nënën Shqipëri”. Bulku i bën thirrje shqiptarëve që të mos lejojnë qeverinë e korruptuar që t’iu mbyllë gojën dhe t’iu marrë lirinë.
Në fakt ky vjerashërim është për Sali Berishën që e vrau, nxiu dhe shkatërroi Shqipërinë dhe zot i kanë dalë të tjerë vendit.
Fatkeqësisht Saliu i shikon si trimëri krimet që ka bërë, duke prurit orën kur drejtësia ta dërgoi atje ku e ka dërguar SHBA dhe Anglia.
“Bijtë e mi shqiptarë unë jam Nëna Shqipëri, jam zonjë e vjetër dhe sytë e mi kanë parë gjithë historinë e botës. Vështirësitë na kanë bërë të jemi gjaknxehtë, por në botë ne njihemi si misionarët e dashurisë.
Sot ju flas se jam në ditët e mia më të vështira, se shoh fëmijët e mi të vrarë nga varfëria, sypërlotur kur shoh shtëpinë bosh se fëmijët e mi kanë ikur nëpër botë. Ajo që më ther në shpirt është se bijtë e mi kanë hequr dorë nga Shqipëria.
Mos urrenin nënën tuaj bijtë e mi por urreni ata që na katandisën kështu. Shtëpia jonë është e bukur dhe e pasur, por është një shtëpi e vjedhur nga tradhtarë që ideal kanë vetëm paranë.
Janë po këta njerëz që sot duan t’iu vjedhin lirinë dhe t’u mbyllin gojën”, shprehet Bulku në spot.
Bravo Bulku e familjes Pashko që po i thua një të vërtetë publikisht Saliut dhe familjes non grata, për vjedhje, korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.