Sot, u arrestua 47 vjeçarja, Arta Nazifi me profesion oficere e policisë gjyqësore. Ajo merrte ryshfet për të ndihmuar personat që kishte nën hetim. Gjykata ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest me burg”. Nazifi u arrestua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas hetimeve në bashkëpunim me SPAK.
Policja akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”. Nazifi ka marrë para edhe nga një grua që kishte një klinikë dentare dhe qendër estetike, për t’i lehtësuar akuzat që rëndonin mbi të.