Me ironi e humor e ka komentuar gazetari Mero Baze spotin e publikuar nga Sali Berisha për protestën e 3 marsit, në të cilën aktorja Rajmonda Bulku shfaqet si “Nëna Shqipëri”.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ndërkohë që aktorja Rajmonda Bulku flet për hallet e fëmijëve në Shqipëri, në video-montazh shfaqen fëmijët e Berishës.
‘Si duhet ta kuptoni tekstin e spotit të Revolucionit të 3 Marsit.’- shkruan Baze, ndërkohë që ka publikuar edhe videon.