Sali Berisha më në fund, ka pasur rastin të përballet me kryeministrin Edi Rama në Kuvend.
Por gjatë fjalimit të tij, në fakt kanë shpërthyer të qeshurat në sallë.
Kjo, pasi në një moment, ka ndërprerë fjalimin e tij dhe ka thirrur: “Stop manipulimit të marrëdhënieve me SHBA”.
Të qeshurat shpërthyen për shkak të faktit, se ai është i shpallur “non grata” nga SHBA.
Ndërsa më pas ka “zbuluar” edhe një konspiracion të madh mes Edi Ramës dhe Yuri Kim.
Sipas tij, Qeveria nxorri lajmërimin për mbarimin e mandatit të ambasadores Yuri Kim, me qëllim që kësaj të fundit, në fakt t’i zgjatej mandati në Shqipëri.
Dhe kjo, që Yuri Kim dhe Edi Rama të minojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA.