Dorjan Duçka me bosët e tij kinezë të “CEFC Energy”, në vitin 2018 ka lobuar e financuar vizitat dhe takimet e Monika Kryemadhit në Kinë dhe Tiranë, me zyrtarë e kompani kineze.
Në mesin e vitit 2018, kur Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, po goditeshin nga Edi Rama me marrje të deputetëve e strukturave të LSI dhe po i priteshin burimet financiare, nisën tratativat për të krijuar lidhje personale me kompani në Kinë.
Për këtë i ndihmoi kushëriri i Ilir Metës, këshilltari Edi Ramës dhe “sekseri global” Dorjan Duçka nëpërmjet bosëve të tij kinezë, duke lobuar dhe financuar ardhjen në LSI, të një delegacioni me zyrtarë lokal të një province e biznesmenë kinezë.
Përveç takimit me Monikën, Vasilin, Haxhinaston e Panaritin, sponsorin Dorjan Duçka, delegacioni kinez dhe 2 nga bosët e kompanisë “CEFC Energy”, shijuan edhe një banket në Lalz bashkë me Ilir Metën në atë kohë president.
Vizita e Monikës në Kinë, lobuar e financuar nga Dorjan
Më 12-15 qershor është bërë vizita dhe takimet nga pala kineze në selinë e LSI, ku Kryemadhi priti një zonjë me emrin Shen Beili, të cilën prezantoi si delegacion të Partisë Komuniste të Kinës, kur ishin biznesmenë të lidhur me firmën kineze ku janë Dorjan Duçka e Agron Neza.
Më 29 tetor 2018, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga Dorjan Duçka dhe nga 4 ish-ministra të LSI, shkoi në Kinë, ku qëndroi deri në datën 10 nëntor 2018, kompaninë kineze “CEFC Energy” të cilët i vlerësoi si histori suksesi në Shqipëri.
Madje, Monika Kryemadhi dhe delegacioni i LSI, nëpërmjet Dorjan Duçkës është regjistruar si konsulente e Ekspozitës së Parë Ndërkombëtare të Importeve në Shanghai më 5-10 nëntor 2018.
Më 13 prill 2017, Dorjan Duçka, gjatë një interviste për agjencinë kineze të lajmeve “Xinhua”, duke folur si këshilltar i kryeministrit Edi Rama, mes të tjerash, tha: – LSI e drejtuar nga Ilir Meta, si pjesë e qeverisë me PS-në, është partia që ka hartuar një projekt për afrimin dhe mbështetjen e bizneseve kineze në miniera, energji, elektronikë, ndërtime e fasoneri në Shqipëri.
Nuk është rastësi, që të njëjtën gjë si kunati Dorjan Duçka dhe në të njëjtën agjenci lajmesh; edhe Monika Kryemadhi, tha se garanton kompanitë kineze do kenë mbështetjen e saj si deputete, kryetare e LSI dhe të bashkëshortit si President i Republikës.
Fakt/ Në një dokument Dhomës së Kongresit Amerikan më datës 21 shkurt 2023, firmosur nga kongresmeni James Komer, thuhet se shefat e Dorjan Duçkës, ortakët e firmës kineze “CEFC Energy”, Patrik Ho e Ye Jianming, që lobuan dhe financuan vizitat e Monika Kryemadhit në Kinë e Tiranë, janë të dënuar në SHBA, për korrupsion dhe pastrim parash./Pamfleti