Edhe sikur Gjykata e Apelit t’ia japë vulën e partisë, Sali Berisha nuk mund të riciklohet, sepse nuk është më as në pozitat e viteve 1990-1992 kur shqiptarët e quajtën “Yll të demokracisë e engjëll shpëtues nga diktatura”; as në pozitat e të rehabilituarit të vitit 2005, kur SHBA-BE i hapën rrugën e rikthimit në pushtet, por është “non grata” me 4 akuza të rënda penale
Prej dy javësh, Sali Berisha po bënë presion ndaj gjyqtarëve që do vendosin për vulën e PD, por edhe kërcënon, se në rast të humbjes së vulës, revolucionin do ta kthejë nga paqësor në luftarak.
Tre ditë para gjyqit të vulës, Saliu hodhi në veprim mikeshën e Argitës, me kërkesën drejtuar Gjykatës-Tiranë, për të ç’regjistruar Lulzim Bashën si kryetar i PD e të regjistrojë Sali Berishën.
Lidhur me kërcënimin e gjyqtarëve, Sali Berisha mendon se është në kohën kur prokurorëve e gjyqtarëve u dërgonte mesazhe shkarkimesh e dajaku me Adriatik Llallën e Gjin Gjonin.
Edhe lëvizja, për ta ç’regjistruar Lulzim Bashën me një copë letër të Edith Harxhit, është tentativë absurde e boshe, sepse regjistrimi dhe ç’regjistrimi i kryetarit të partisë nuk bëhet nga individi, por me vendim e kërkesë të forumeve partiake, siç është kuvendi.
Gjithë turfullimet dhe përpjekjet e Sali Berishës për revolucion me fasadën demagogjike: “Shqipëria në rrezik, do ta shpëtojmë”, ka lidhje vetëm me hallin e tij për vulën e partisë, pa të cilën nuk njihet si kryetar i PD edhe sikur të ketë gjithë deputetët e anëtarët.
Saliu e di, se pa vulë nuk ka mundësi të jetë faktor e palë politike zyrtare, por vetëm ulëritës për aq kohë sa drejtësia ta lërë të lirë, ose qoftë i lirë e sa të jetë gjallë.
Por edhe sikur gjykata t’ia japë vulën, Saliu nuk ringjallet dot, sepse nuk është më as në pozitat e viteve 1990-1992 kur shqiptarët e quajën “Yll” të demokracisë e engjëll shpëtues nga diktatura”; as në pozitat e të rehabilituarit të vitit 2005, kur SHBA-BE i hapën rrugën e rikthimit në pushtet.
Qysh prej 2013-ës kur u rrëzua nga pushteti e dha dorëheqje nga kryetar, Sali Berisha nuk ka fuqi as me vulë e as pa vulë; ndërsa qysh pas shpalljes “non grata”, i janë mbyllur të gjithë rrugët e rikthimit.
Vula e PD nuk do ta shpëtojë Sali Berishën dhe familjarët e tij, as nga sanksionet dhe pasojat e 4 akuzave të rënda penale, që DASH ka skeduar në vendimin “non grata”, por as nga dosjet e aferave dhe krimeve që SPAK ka rihapur në bashkëveprim me Drejtësinë Amerikane.
Edhe sikur të ketë 100 vula PD-je dhe vulën e “Zeusit”, DASH e ka deklaruar zyrtarisht nëpërmjet ambasadores Yuri Kim në emër të Presidentit Joe Biden, se nuk do ta ketë partner një PD apo qeveri shqiptare, me kryetar e kryeministër Sali Berishën.
Po kështu Londra e shpalli familjarisht “non grata”; strukturat politike, diplomatike dhe qeveritare të vendeve të BE e kanë shpërfillur Sali Berishën, ndërsa Partitë Popullore Europiane, kanë ndërprerë kontaket me PD-në, për aq kohë sa Sali Berisha të jetë në krye të saj.
As shqiptarët, nuk do votojnë një PD me kryetar Sali Berishën, por as kandidatët e tij; për me tepër, nëse ata do regjistrohen me logon e partisë së Ilir Metës e Monika Kryemadhit./Pamfleti