Mjeku i njohur, Juang Yanyong raportohet se ka ndërtuar jetë si shkak i një problem shëndetësor me pneumoninë. Në vitin 2023, doktori i njohur Yanyong mori meritat në kohën kur ra pandemia në Kinë, pas zbulimit të sëmundjes Sars i cili arriti të shpëtojë me mijëra jetë njerëzish.
Në atë kohë, ai shkroi një letër në fazat e para të epidemisë Sars, ku shkruante se zyrtarët kinezë nuk po i jepnin rëndësinë e duhur kësaj sëmundje që bllokonte rrugët e frymëmarrjes.
Zbulimet e tij detyruan qeverinë kineze që të pranonte se kishte dhënë informacion të rremë dhe kërkoi reagimin e OBSH-së. Menjëherë u ndërmorën masa që ngadalësuan përhapjen e virusit.
Por sinqeriteti i kushtoi mjekut Yanyong, i cili u arrestua për letrën e tij dhe u la në arrest shtëpie.
Sars infektoi më shumë se 8000 persona në të gjithë botën në vitin 2003. Sipas OBSH-së, 774 persona humbën jetën në atë kohë.