Tifozët janë gjithmonë të larmishëm me mënyrën e tyre të të festuarit. Në Afrikën e Jugut mjeti më i dashur për të “acaruar” të madh e të vogël ishin vuvuzelat. Këtë herë, Rusia ka zbuluar mjetin e tyre të tifozllëkut.
Reuters publikon një shkrim ku tregon se rusët do të përdorin “lozhkas” e tyre – lugë druri që lëshojnë një ritëm insistues por më të qetë. Ato do të jenë kolona zanore e këtij botërori.
Muzikantët popullorë zakonisht e bëjnë atë zhurmë duke përdorur dy lugë që u bashkohet edhe një e tretë. Dizajneri Rustam Nigmanov është shprehur se qeveria ruse e ka mbështetur linjën e tij të produkteve duke i quajtur “Lugët e Fitores.”