Zllatan Ibrahimoviç, një nga futbollistët më të mirë në botë, gjendet për vizitë misterioze në Maqedoni ndërsa tifozët kanë filluar të fotografohen me të.
Suedezi është në Shtip, ndërsa është parë në një nga restorantet lokale. Ai është vendosur në një hotel lokal dhe sipas informacioneve të para ai do të qëndrojë në vendin tonë deri të martën.
Çfarë kërkon një nga lojtarët më të mirë të botës në Maqedoni? Jozyrtarisht, ai ka ardhur për gjueti, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar të kësaj informate.