Nuk e ka ndihmuar “Frontin e Majtë” të Marko Dajtit që të regjistrohet në zgjedhje për parlamentin vendor të Tiranës, edhe pse për këtë bashki synon edhe drejtimin.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rrëzoi sot listën e “Frontit të Majtë” për këshillat vendor të Tiranës, duke e lënë përfundimisht jashtë zgjedhjeve për këshilltarët bashkiakë.
Sipas KQZ, “Fronti i Majtë” nuk ka respektuar kuotën gjinore, lista shumë-emërore mbyllet me numrin rendor 32, duke mos plotësuar numrin e kandidatëve, ndërsa disa emra që janë në listë, figurojnë edhe në listat shumë-emërore të disa partive të tjera.”
Këto argumente ishin të mjaftueshme që “Fronti i Majtë” i futur në zgjedhje me firmën e parlamentarit Mul Noku të merrte dritën e kuqe nga Ilirjan Celibashi.