Kryetari i parlamentit rus ka reaguar me kritika të ashpra ndaja liderëve perëndimore duke i akuzuar ata se i kanë duart me gjak.
Këto akuza të forta vijnë për shkak të mbështetjes së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe se kjo mbështetje sipas tij ka çuar në krijimin e një “shteti terrorist” në qendër të Evropës.
Vyacheslav Volodin, një aleat i Presidentit Vladimir Putin, tha se vrasja në fundjavë e blogerit t Vladlen Tatarsky , i cili shkroi për luftën në Ukrainë, në Shën Petersburg ishte një “akt terrorizmi” i kryer nga Kievi.
“Mbështetja e Uashingtonit dhe e Brukselit për autoritetet në Kiev ka çuar në krijimin e një shteti terrorist në qendër të Evropës”, shkroi Volodin.