Nga dokumentacioni i përcjellë, konkludohet se, subjekti nuk ka deklaruar informacionet që lidhen me hetimin dhe dënimin në ngarkim të tij, pavarësisht detyrimit ligjor që buron nga pyetja 3 e formularit të vetëdeklarimit…
Lëkunden pozitat e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Ky i fundit rezulton i dënuar në Greqi, por nuk e ka deklaruar kurrë një gjë të tillë në formularin e dekriminalizimit. Në media kanë dalë faktet e dënimit të tij, ndërkohë që ligji i detyron të gjithë që të deklarojnë dënimet, arrestimet, apo ndalimet nga policia. Mirëpo Kreshnik Hajdari ka dorëzuar një formular të pastër.
Për këtë arsye, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i është drejtuar me një shkresë sot KQZ-së, ku kërkon ndalimin e kandidimit të tij dhe ndërprerjen e mandatit aktual.
“Nga verifikimi i të dhënave në Formularin e vetëdeklarimit të këtij shtetasi, rezulton se ai nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me dënime me vendim të formës së prerë nga autoritete gjyqësore shqiptare apo të huaja, dënime me vendime jo përfundimtare nga autoritete gjyqësore shqiptare apo të huaja, masa sigurimi personal, urdhër ndalimi ndërkombëtar, ndalime nga organet ligjzbatuese, dëbime apo hetime brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në kërkesë.
Më tej thuhet se ky vendim penal i formës së prerë, pavarësisht veprës dhe masës së dënimit të përmbajtur në të, duhet të ishte deklaruar nga subjekti i vetëdeklarimit z. Kreshnik Hajdari në formularin e sipërpërmendur. Koalicioni Bashkë Fitojmë”, vijon se Hajdari ai ka qenë prezent në marrjen e vendimit dhe rrjedhimisht ka marrë dijeni në mënyrë të menjëhershme lidhur vendimin dhe përmbajtjen e tij.
“Subjekti Kreshnik Hajdari me vullnetin e tij të lirë ka plotësuar Formularin e Vetëdeklarimit, ka nënshkruar në çdo faqe të tij, duke konfirmuar të dhënat që vetë ai ka paraqitur dhe njëkohësisht ka konfirmuar dijeninë e tij në lidhje me parashikimet e Pjesës II-të të Formularit të Vetëdeklarimit (faqe 2)
“Marrja dijeni mbi efektet e formularit dhe të vetëdeklarimit”, ku, ndër të tjera thuhet se: germa “d” Pasayrimi i të dhënave të pavërteta, të paplota, dhe të pasakta në këtë Formular dhe refuzimi i depozitimit të gjurmëve daktiloskopike, passjell skualfikimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi/zgjedhja/emërimi apo ushtrimi i metejshëm i funksionit publik”, theksohet më tej.
Nga dokumentacioni i përcjellë, konkludohet se, subjekti nuk ka deklaruar informacionet që lidhen me hetimin dhe dënimin në ngarkim të tij, pavarësisht detyrimit ligjor që buron nga pyetja 3 e formularit të vetëdeklarimit i cili parashikon: “A keni qenë ndonjëherë në hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për kryerjen e një vepre penale?””, thuhet aty.
Duket s etani Ilirian Celibashi është në test, pasi kemi një shkelje të ligjit të dekriminalizimit, i cili flet qartë në rastet kur kandidatë kanë fshehur të dhënat. /Pamfleti