Ditën e sotme u zhvillua takimi i prezantimit të skuadrës së Kandidatëve të Partisë Socialiste për Këshillin Bashkiak Kamëz. Të pranishëm ishin Drejtuesi Politik i Qarkut Tiranë Erion Veliaj dhe E Deleguara Politike e Partisë Socialiste për Bashkinë Kamëz, Lindita Nikolla.
Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli gjatë fjalës së tij rreshtoi gjithë punët e mëdha transformuese të këtij mandati, ku fokusin kryesor e ka pasur arsimi, me 38 objekte arsimore të reja, çerdhe, kopshte dhe shkolla. Infrastruktura rrugore në Kamëz sot është model, me mbi 150 kilometër rrugë të reja, me standarte, kanalizime, ndriçim dhe gjithë infrastrukturën e duhur.
Rindërtimi dhe krijimi i një qyteze të re në Valias me 279 apartamente të reja që sot i gëzojnë familjet e zonës, çerdhen, kopshtin dhe shkollën e re, që i japin jetë zonës. Paskuqani dhe Qendër Kamza e transformuar me blloqet e pallateve të rikonstruktuara, që i kanë rritur vlerën pronës dhe i kanë bërë qytetarët të ndihen dinjitozë në apartamentet e tyre të rinj.
Gjatë fjalës së tij kryebashkiaku Suli tha që krye puna është Parku i Liqenit të Paskuqanit, me mbi 23000 pemë të mbjella, pedonalen, korsinë e biçikletave, parkingjet dhe gjithë infrastrukturëm e duhur, që e kanë shndërruar Liqenin nga një moçal, në një park dhe atraksion turistik. Shërbimi model i administratës dhe puna konkrete e Rakip Sulit, ua kanë lehtësuar punën dhe Kandidatëve të PS për Këshillin Bashkiak, të trokasin në çdo derë dhe të mirëpriten dhe të dëgjohen nga çdo familje.