Analisti Frrok Çupi thotë se vota për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta është një votë anti-amerikane.
Në një intervistë, Çupi u shpreh se amerikanët janë shumë të vëmendshëm kur e lexojnë votën dhe shtoi se njëjtë duhet të veprojnë edhe qytetarët shqiptarë.
“Në politikë nuk ka aksidentalisht. Po lëmë parimin, por praktikisht sot, janë hapur informacionet në momentin kur këta kanë kërkuar fakte nga Amerika dhe Amerika po jep fakte përditë. Këto janë fakte që po jep Amerika.
Po jep fakte se këtu kemi një gropë shumë të madhe anti-perëndimore, anti-kombëtare. Njerëzit që do votojnë Berishën, që do votojnë Partinë e Lirisë, janë njerëz që po votojnë në sens anti-amerikan. Kjo është arsyeja pse them që ne përbëjmë një Ukrainë. Amerikanët e lexojnë votën me shumë vëmendje, sigurisht, por duhet ta lexojmë edhe ne.
Ne në vendin tonë, si dhe kombet e tjera. Sidomos ne, nuk është hera e parë që shfaqet anti-amerikanizmi. Anti-amerikanizmi është shfaqur, por me forma të tjera, e paorganizuar politikisht.
Jemi në këtë situatë, një front anti-amerikan në Shqipëri, në këtë moment, është një bombë, është një thikë pas shpine i kombit tonë dhe ndërkohë i Perëndimit. Është e vëmendshme Amerika, ne do presim se çfarë do të ndodhë me vizitën e Escobarit”, theksoi ai.