Ilir Meta ka zhvilluar këtë pasdite një takim me strukturat e Partisë së Lirisë në Shkodër, ku pjesë e takimit ka qenë edhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia.
Ky është prezantimi i parë zyrtar që i bëhet Spahisë së primareve është bërë nga kryetari i PL, (LSI) Ilir Metaj.
Duket se Berisha ditë pas dite kandidatët e tij të cilët i shet si të demokratëve, por i dorëzon te partia e majtë e Metajt, si të mos mjaftonin kandidatët për këshillat bashkiakë.
“Bashkë fitojmë në mënyrën më spektakolare në të gjithë Shqipërinë, frymëzimi i fitores është Shkodra e 6 marsit që e vetme e rrethuar nga të gjitha anët nuk u dorëzua por qëndroi në krah të lirisë demokracisë e interesit kombëtar.
Në 14 maj e gjithë Shqipëria do të bëhet Shkodër. Shkodranët do ta dënojnë në mënyrën më plebishitare se Rilindja ka bërë gjithçka për të zhbërë Shkodrën si një nga qendrat më të mëdha të vendit tonë.