Lideri i ‘Forza Italia’ Silvio Berlusconi ka kaluar natën e dytë në repartin e terapisë intensive në spitalin San Raffaelo në Milano, pasi po vuan prej disa kohës nga leucemia dhe është shtruar në spital për të trajtuar një infeksion në mushkëri.
‘Jemi më të lehtësuar, ka një përmirësim! Ne kemi besim!’ tha vëllai i tij Paolo Berlusconi, i cili po i qëndron pranë.
Berlusconi me leuçemi, 86-vjeçari në natën më të ndërlikuar të jetës por ‘kavalieri’ ka fituar ‘një mijë beteja’ për shëndetin e tij
Berlusconi, i cili mori një telefonatë inkurajuese nga Meloni dhe më pas telefonoi Salvinin, filloi terapinë për leuçeminë “për të kufizuar efektet negative të sëmundjes”. Në mëngjes, kreu i FI-së i telefonoi krerëve të partisë, të cilëve u rekomandoi