Në OST ka plasur telenovela dhe strumbullari i të gjitha ngjarjeve ëshë Joana Nano, pika e dobët e Skerdi Drenovës, drejtorit të këtij institucioni, e cila me ligj apo me Maliq e ka kthyer institucionin në varësi të vetes dhe jo të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, sa edhe Skerdi ka frikë të bëj ndonjë hap gabim. Të gjitha energjitë, edhe ato të Skerdit i përthith Nano, e cila është de fakto drejtoresha e OST.
Zanafilla e përplasjeve në OST në artikullin e sotshëm, nis kur Skerdi Drenova mbante postin e një prej zv. drejtorëve të rëndësishëm në Top Channel dhe prej aty u njoh me një punonjëse B.L, që për etikë nuk do ia përmendim emrin e plotë në këtë artikull, por që të dy personazhet në fjalë e dinë mirë se për kë bëhet fjalë.
Drenova në atë kohë ishte shumë i dhënë dhe i përkushtuar pas B.L, ku sipas gojëdhënave i ka siguruar dhe një apartament në një nga komunat e Tiranës. Pas largimit nga Top Channel, Drenova mori disa pozicione të ndryshme deri në ditën ku u emërua drejtor i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, ku punësoi dhe B.L brenda në institucion, deri sa në jetën e tij u shfaq Joana Nano, e njohur nga të gjithë si Joana Tatimeve, e cila e ka transformuar institucionin në një telenovelë me intriga, tradhëti dhe thashetheme.
Me hyrjen e Joana Nanos në jetën e drejtor Skerdit, gjithçka në OST u kthye përmbys. Me të marrë vesh lidhjen disa vjeçare të drejtorit me mikeshën e tij B.L, të cilës i kishte blerë dhe apartament në një fshat të Tiranës, Joana Nano bëri të pamundur largimin e saj nga institucioni si kërcënim për mbarvajtjen e marrëdhënieve bilaterale drejtor-punonjës, deri sa ia arriti. Prej asaj dite, Nano nuk e la Skerdin as të shkonte tek gruaja në shtëpi, qoftë në kohë pandemie, pasi çdo natë e kalonte duke pirë verë e ngrënë antipasta tek lokali i miqve të drejtorit pranë Shkollës së Kuqe, ndërsa sa i përket punonjëseve femra, asnjë nuk i shkel në zyrë drejtorit veç saj.
Me sa duket Skerdi Drenova i ka pikë të dobët punonjëset femra dhe nga keqardhja u blen nga një shtëpi, sikurse bëri me B.L, njëjtë veproi dhe me Joanën, e cila ka blerë një apartament së fundi në zonën e quajtur “Parku i Autobuzave”, me të ardhura që nuk i justifikon aspak. Ajo që është për të ardhur keq, është deklarata e pasurisë së Drenovës, i cili së fundi thuhet se ka një krisje në marrëdhënie me bashkëshorten e tij Alketa Drenova, me të cilën ka një djalë dhe në bashkëpronësi vetëm një apartament prej 72 m2 në qytetin e Kavajës. Në rast divorici, zonja mund të përfitoj ndoshta dhe nga gjysma e apartamentit në Tiranë, por praktikisht drejtori u ka blerë shtëpi grave të institucionit por ka lënë rrugëve familjen e tij.
Për ata që nuk e njohin Joanën e “Tatimeve”, kujtojmë për lexuesin se ajo ka punuar dhe ka tentuar të ushtrojë influencën e saj me të njëjtat metoda dhe kur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve drejtohej nga Vasilika Vjero, e cila e ka hequr me ceremoni nga puna për skemat e mëdha të mashtrimit dhe alleshverishe që ia nxinë imazhin institucionit. Joana Nano sot mban postin e përgjegjëses së sektorit për median, edhe pse bënë sekretaren në paradhomën e drejtorit, ku nuk kalon asnjë shkresë tek Drenova, pa miratimin e saj.
Ndërsa sipas burimeve të gazetës, makutëria e allishverisheve të Joana Nanos arrin deri në atë pikë, sa nuk fal as telefonat dhuratë të bërë nga kompani telefonike për numrat e regjistruar nga institucioni, në vend që t’ua jap inxhinierëve i mban të gjitha për vete. E sigurtë është se brenda OST, Joana Nano urrehet nga të gjithë punonjësit me të cilët sillet shumë keq, ku pas publikimit të artikujve nga ana jonë u zotua se: “Më keq do t’ua nxij!”, me që drejtoresha de fakto e OST mendon se janë ata të cilët e kanë denoncuar. Gjithësesi Joana do t’ia nxij punonjësve, ne do themi të vertëtat për Joanën! Për allishverishet dhe të tjera do të flasim në një shkrim të radhës./Vijon