Sot e ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj “Më lër të flas” ka qenë ish-banorja, Olta Gixhari. Kujtojmë se ajo vendosi të dalë të shtunën nga shtëpia më e famshme në vendin tonë, duke lënë përgjysmë eksperiencën në Big Brother VIP.
Edhe pse ishte një nga lojëtaret më të forta, Olta krijoi shumë dinamika në shtëpi dhe malli për djalin e saj Amar ishte arsyeja kryesore që ajo vendosi ta ndërpriste këtë rrugëtim, po a është penduar Olta që mori vendimin për t’u larguar nga shtëpia e BBV?
Një situatë që u diskuta shumë gjatë në rrjetet sociale ka qenë edhe një bisedë e Oltës në dhomën e rrëfimit. Ekskluzivisht për herë të parë në emision u transmetua e plotë biseda që Olta kishte zhvilluar dhe gjithçka kishte lidhje me botox-in që Olta kishte bërë në ballë. Aktorja u shpreh se:
“Janë keqkuptuar shumë, jam e bindur që vajzat dhe gratë që po na shikojnë e kanë kuptuar se për çfarë po flasim, unë thjesht bëra një botox në ballë. Ajo më thotë afrohu të të shoh ballin dhe unë afrohem dhe i them pas 2 javësh do i shoh efektin, unë bëra një botox në mënyrë të fshehur sepse më ishte tekur që në atë program u plaka shumë dhe mu bë psikozë dhe thashë nuk dua më të shtohen rrudhat dhe u thashë ju lutem të bëj një botox për ballin. Nëse më kërkoni të lëviz ballin, nuk, është bërë drru. Për ata që kanë menduar se ishte një bisedë për Kiarën, a je e kënaqur që nxorëm Kiarën”, tha Olta.