“Ecim përpara”, një pjesë e sloganit të Partisë Socialiste është edhe titulli i këngës së fushatës për zgjedhjet 14 Majit.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zbuluar mbrëmjen e djeshme në një intervistë në Klan News edhe artistët që kanë krijuar këngën.
Ai u shpreh se teksti është bërë në një bashkëpunim mes reperëve Doza dhe Boni ndërkohë që dy këngëtarët e tjerë që këndojnë këngën janë Petrit Vullkani dhe Klementi Namilia.
Kryebashkiaku theksoi se kryeministri Edi Rama e ka pasur me shumë pasion këtë projekt.