Argjentina dhe Islanda nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 në duelin e zhvilluar në orën 15:00.
Një takim që kishte një interesim të madh nga ana e tifozave pasi vëmëndja më e madhe ishte tek Lionel Messi i cili është një nga yjet e këtj kampionati Botëror, por që në sfidën e sotme i zhgënjeu të gjithë.
Ylli i Barcelonës humbi një 11 metërsh në 64-të të pjesës së dytë, ç’ka i hoqi mundësinë Argjentinës që të dilte me pikët e plota nga ky takim.
Nga krahu tjetër surpriza e Europianit të shkuar, Islanda tregoi se sukseset e arritura nuk kanë qenë rastësi, teksa këtë herë ka barazuar ndaj Argjentinës.
Aguero ka kaluar fillimisht në avantazh grupin e lojtarëve që drejtohet nga Sampaioli, por festa ka zgjatur fare pak, pasi Finbogason do të barazonte rezultatin pas disa minutash.
Heroi i vërtetë i Islandës mund të konsiderohet portieri Halldorson, i cili i ka mohuar golin Lionel Mesit nga pika e bardhë e penalltisë.
Halldorson ishte nga më të mirët për Islandën duke e shpëtuar për mrekulli në shumë raste portën e tij. (TemA)
Me poshte golat e takimit Argjentine-Islande.
Goli i pare i shenuar nga Aguerro
Goli i dyte i shenuar nga Finbogason