Kandidati socialist për bashkinë Sarandë, Oltion Çaçi ishte i ftuari i radhës në episodin e pestë të podkasitit “Flasim”, të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama në mbyllje të intervistës ndau me ndjekësit një prej porosive që i ka lënë babai i tij.
“Im atë më ka lënë një porosi, ndër disa që unë e kujtoj: ‘Në këtë jetë asgjë nuk lëmë më shumë se sa një kujtim i mirë’, mos e harro këtë, pyete veten çfarë ke bërë sot për të lënë një kujtim të mirë, mirë bëre gjë sot, po kujtimi?”, tha Rama.