Analisti dhe publicisti i njohur, Frrok Çupi ka folur për situatën politike në vend, ndërsa është ndalur edhe tek ultimatumi i ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim drejtuar pak ditë më parë prokurorëve të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që k ardhur koha që t’i japin fund pandëshkushëmërisë në Shqipëri, ku të korruptuarit dhe inkriminuarit sa do të fuqishëm e të pasur janë, duhet të japin llogari para drejtësisë për zullumet e tyre.
Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Çupi ka deklaruar se dosjet e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-presidentit Ilir Meta janë monstruoze. Sipas tij, aty ka vrasje, ka krime nga më të rëndat. Ai është i bindur se ka ardhur dita që Meta dhe Berisha do të përfundojnë në burg për gjithë krimet gjatë këtyre 30 viteve, pasi në të kundër siç thotë ai, ky çifti politikanësh indigjen, gllabërojnë çdo gjë që iu del përpara, nëse e ië ende të livadhisin në lëmin e politikës shqiptare.
-Zoti Çupi, si e komentoni mesazhin e fortë të ambasadores së SHBA menjëherë pas zgjedhjeve se ka ardhur koha për arrestime VIP?
Ishte vetëm një ditë pasi mbaruan votimet dhe doli rezultati. Zonja Yuri Kim, ambasadore e Shteteve të Bashkuara ftoi në selinë e ambasadës të gjithë prokurorët e Prokurorisë së Posaçme SPAK. Mungonte vetëm Arben Kraja, prokurori që ka drejtuar prokurorinë deri para pak muaj kur u zëvendësua nga zoti Dumani.
Zonja Kim bëri fotografi me prokurorët dhe e ndau foton me të dy anët e Paqësorit, me qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe me publikun në Shqipëri. Do të mjaftonte vetëm kaq për të dhënë mesazhin e Shteteve të Bashkuara se ‘ pas zgjedhjeve, menjëherë kemi punë me luftën kundër korrupsionit tëpolitikanëve që morën pjesë në zgjedhje”.
Madje zonja Kim e lëshoi shumë të qartë këtë mesazh. Ajo deklaroi para prokurorëve se ‘ Tani është koha për të intensifikuar ato përpjekje dhe për t’i dhënë fund mënyrave të vjetra të mosndëshkimit”. Në gjueti të Drejtësisë dhe të vendeve aleate të Shqipërisë ndodhen dy ish presidentët e Republikës, të akuzuar për korrupsion të madh: Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Një javë më parë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe deklaroi se politikanët e korruptuar duhet të largohen nga politika, ose të mos marrin pjesë në politikë. Mirëpo Saliu dhe Iliri i bënë karshillëk Perëndimit dhe qytetarëve shqiptarë. Zonja Kim kërkoi nga prokurorët e SPAK që të veprojnë sa më shpejt, dhe ‘ në mënyra jo të vjetra të mosndëshkimit’. Metoda e vjetër ishte metoda e Drejtësisë që i la të lirë dhe këmdej hekurave të korruptuarit e mëdhenj Berisha e Meta.
-Pse pikërisht ditën pas zgjedhjeve zonja Kim bëri thirrje për hetimin dhe ndëshkimin e Berishës?
Tani, miq të dashur prokurorë, zgjedhjet mbaruan, shikoni rezultatin; mos kini më frikë, Berisha i humbi edhe ata që kishte. Veproni me metoda të reja.
-Pse Shtetet e Bashkuara nuk priti edhe një apo disa ditë pas zgjedhjeve?
Sepse nuk ka punë më urgjente dhe të rëndësishme se ndëshkimi i korrupsionit dhe krimit të Berishës. Ditën kur Berisha do të japë llogari para hetuesit dhe gjykatësit dhe do t’ i bindet gardianit të burgut, atë ditë nis një epokë e re në Shqipëri.
Njerëzit u tmerruan nga aktet e tij monstruoze: Korrupsion, vrasje, shëmtim, tradhti kombëtare, rrënim i shtetit, nxitje e konfliktit dhe e vëllavrasjes. Ky është Berisha. A ka gjë më urgjente se ndëshkimi i këtij krimi?
-Cili është mesazhi që dha qeveria amerikane me këtë rast për Drejtësinë që deri tani është frikësuar dhe ka hezituar?
Shtetet e Bashkuara, me këtë akt të kryer nga ambasadorja Kim, tha qartë se ‘ Berisha e Meta nuk kanë mbështetje në popull. E shikoni që nuk kanë. Atëherë mos e përdorni më alibinë e ‘ mbështetjes në popull. Ligji të veprojë”. Shpejt mund të dëgjohen prangat.
-Ilir Meta dhe Sali Berisha pësuan humbje katastrofike në zgjedhjet e 14 majit, por përsëri nuk dhanë dorëheqje duke paralajmëruar luftë ndaj Ramës për vjedhje votash, mendoni se dyshen anti-SHBA e presin lajme të hidhura?
Edhe sikur këta të dy të jepnin dorëheqje, kjo nuk do të ishte asnjë vlerë. Madje as që pritej një gjë e tillë. Këta nuk janë politikanë të ‘updated’ të këtij shekulli, as që e njohin humbjen, as disfatën, madje as fitoren.
Këta janë si indigjenët që fitoren po ta shikojnë si pemë, e hanë dhe e përdorin për vete. Këto zgjedhje ua mbyllën derën këtyre dy njerëzve tëkëqij, mizorë e të prapambetur. Ne jetojmë në një ‘shtet’ tjetër prej tyre, e ç’na duhet nëse japin dorëheqje apo jo në xhunglën e tyre.
-Në një nga reagimet tuaja keni thënë se Berisha dhe Meta kanë veprën të përbashkët, që nga viti 1995, por fundin e kanë secili për vete. Me panoramën e tanishme politike kush mund t’i ngulë thikën pas shpine, Berisha-Metës apo Meta-Berishës?
Aleanca Berisha dhe Meta nisi atëherë kur nisi rrënimi i ëndrrës demokratike. Berisha erdhi në pushtet bashkë me makinën që do të gëlltiste demokracinë e sapo lindur. Në korrik të viti 1993, Berisha si president burgosi kryetarin e opozitës, Fatos Nano.
Burgosja politike u kthye në Tepelenë, kundërshtari politik u ndëshkua me vdekje. Këtu nisi hapi i parë i lidhjes së Berishës me Ilir Metën, një riosh pa identitet në PS, që mbushi dosjen e Berishës rreth Nanos.
Pas kësaj, të dy bashkë u lidhën në një aleancë kush i shërbente tjetrit dhe kush i bënte kurthe tjetrit. Tradhti dhe dashuri- kjo ishte rruga e tyre e përbashkët. Herë pas here Saliu i nxori sekrete Ilirit kur e denoncoi për trafik njerëzish, për vrasje dhe fshehje kufomash, për vjedhje floriri dhe vjedhje votash në zgjedhje.
Herën tjetër Iliri i zbuloi krimin e Shkëlzenit; para deputetëve të Kuvendit i lëshoi rrjetin e mesazhit të koduar se ‘ ishte ulur para Shkëlzenit, por kurrë nuk ulej më’. Tani janë prapë bashkë, sepse nuk mund të jetë ndryshe.
Mes të dyve, në një akt të përbashkët mizor për vendin, Meta duket i fituar. Ai po përgjon si hiena që t’i rrëshqasë këmba Saliut dhe ky të hidhet ta gëlltisë. Deri tani i ka marrë anëtarët e Foltores. Nesër mund t’ i kthejë shpinën. Pasnesër mund të dëshmojë në gjyq kundër Berishës. Por kush do të fitojë? Kjo varet se cili do të thërritet i pari në SPAK. Ai që thërritet i pari do të jetë ‘ ushqimi’ i tjetrit.
-Po përflitet se vendin e Sali Berishës do ta zërë Belind Këlliçi, mendoni se mund të largohet vërtet Berisha?
Jo, nuk ndodh. As Këlliçi, as Shkëlzeni nuk ia zënë vendin Berishës. Madje edhe në burg do të jetë kryetar i Foltores, modelin e krijoji në Himarë me Fredi Belerin. Edhe Beleri tipik si Berisha: E kreu krimin në vitin 1994, në Peshkëpi dhe iu kthye në habitat. Autori kthehet te vendi i krimit deri në ditën që e ndalon drejtësia.
A mund të kthehet Lulzim Basha në krye të PD?
Kthimi i Lulzim Bashës në krye të PD është njësoj si kthimi në vendin që i takon. Basha nuk kthehet për shkak të sentimentalizmit të disave, ose për shkak se e urrejnë disa. Jo. Lulzim Basha kthehet siç kthehet një gjë në legjitimitet. Basha është i vetmi autoritet institucional në PD; të gjithë të tjerët janë të komanduar prej tij.
Intervistoi: Rigels Seliman