Vrasja duket se është shpresa e fundit e Sali Berishës, për të ardhur në pushtet.
Dhe tashmë ka nisur të gjejë “heroin” që do të sakrifikohet për të ardhur ai në pushtet.
Kriteri: Duhet të jeetë ish-zyrtar i lartë, ose ish-drejtor.
Kjo gjë është bërë me dijei nga drejtuesi i mediave të familjes Berisha, Çim Peka.
Ai iu bën thirrje atyre që të dalin e të vriten, ndryshe Rama nuk ikën kurrë nga pushteti.
“Per gjitholloget!
Kush e pranon se Rama ka makineri per shantazh dhe blerje votash dhe me te nuk ka zgjedhje por fajet i ka opozita, thjesht eshte ne sherbim te regjimit me apo pa vetedije.
Injorojini keta gjitholloge dhe vendosni ti rrini perballe ketij regjimi bastardesh. Nuk jane te pamposhtur, thjeshte po perdorin armen e fundit. Te vrasin edhe ate pak shprese qe krijoji opozita e pa kapur prej nje viti. 500-600 mije zemra te pathyeshme nga regjimi ishin aty edhe me 14 Maj.
Vetem se nje gje:
Nuk di rast kur opozita ka ardhe ne pushtet pa kosto dhe heronje te vrare nga e majta kriminale shqiptare. Ne Shkoder Ramiz Alia vrau eliten rinore te drejtimit te opozites pas masakres zgjedhore ne ‘91.
Ne ‘98 pasuesit e Ramizit vrane ne oborrin e selise se opozites kryetarin e saj te pare.
Deri tani ne regjimin e Rames kjo akoma nuk ka ndodhur, por do te ndodhe diten qe Rama do ndjehet realisht i kercenuar.
Pyetja eshte nese ish zyrtaret e larte te PD, ish drejtoret apo ish.. ish.. a jane te gatshem te japin edhe jeten per pluralizmin?
Ketu dyshoj.
Sigurishte qe do te dalin djem e vajza qe jane te gatshem ta bejne ate sakrifice.
E sigurte eshte qe denimin qe nuk pati fatin ta merrte Hoxha per krimet qe kishte bere pasi kishte vdekur, lutem qe Rama te jete gjalle e te perballet me krimet, vjedhjet e spastrimet e popullsise qe ka bere.
PS: Keta qe thone se Rama eshte regjim por nje opozite fine mund ta largoje me kujtojne Presidentin Meidani ne vitin 1999:
Kur Sali Berisha dhe opozita kerkonte NATO-n ne Kosove, Meidani thoshte: Jo NATO, por UNESCO ne Kosove. Se si mund ta largonte ushtrine kriminale serbe nga Kosova UNESCO dhe jo NATO, vetem Meidani e dinte. Njejte dhe keta gjitholloget e mediave qe kane shprese tek disa femije te Soros e majtiste te semure, e jo tek opozita reale.
Nese doni akoma pluralizem, perballuni edhe me koston e jetes perballe bandave te Dubait, Bolivise, Spanjes qe ishin ne sherbim te Edi Rames me 14 Maj”, shkruan Çim Peka.