Nga Besi Bekteshi
Janë sëmurë rëndë! Kjo është e vëtmja mënyrë për ti sqaruar njerzit për mungesën tragjike të një shprese për të ardhmen alternative të politikës dhe zbatimit të demokracisë në Shqipëri. Sigurisht është shumë më e lehtë të rrëzosh një diktaturë, se sa të rrëzosh një gjasme demokraci!
E kjo vështirësi e madhe është se në “gjasme” demokraci janë pjesëtarë pothuaj të gjithë. Për më tepër në gjasme demokraci është ajo pjesë e pluralizmit që duhet të bëjë opozitën dhe pluralizmin. Kjo e rëndon së tepërmi gjëndjen. Kjo që po ngjet te ne, nuk ka ndodhur askund me këtë fuqi marrëzie prodhuese deliri politik.
denemebonusu.me
Mund ti bie shkurt dhe të them e ka fajin Berisha, por nuk fitoj asgjë. Nuk është vetëm ai! Ai është “përrallaxhiu” e gjasme demokracisë. Dje po thoshte se Rama ka fituar, sepse njerzve ( popullit) me “banda e urdhëruara nga ai” ju ka thënë: votën ose jetën! Mbasi po vetë tha: një votë 500 euro, Berisha tani thotë “jetën ose votën”! Nuk bie në qetësi as me veten SB. Sepse një që jep 500 euro për votë, nuk besoj se ka nevojë për të marrë jetën, sepse nuk merr votën e të vdekurve!
Nuk i vlen! Përrallaxhiu më i madh i demekodemokracisë ose në toskërisht – Shqipëri e mesme “gjasme demokracisë” nuk do të ndalojë me përrallat, sepse vetëm ato i kanë mbetur në materien gri akoma në funksion gabimisht te ai. Mirëpo përrallaxhinjtë e gjasme demokracisë, shuajnë demokracinë. Ata janë të “akopjushëm” ose përputhshëm me gjasme demokracinë dhe jo me demokracinë!
Berisha është njeriu numër një në Europë që nga komunist vazhdon në 2023 si demokrat në jetën biologjike të tij! E gjasme editorët me fjalë e shkrime, akoma bëjnë plane me të! Vazhdon se me përrallat e tij të fantazisë së shfrenuar beson akoma te aftësia e tij, për të shastisur njerzit pikërisht me përralla! Askush, as në familje nuk i thotë: Mjaft or burrë se po na merr në qafë.
Megjithse ai deri tani ju ka siguruar jetën dhe mirëqënien dhe nuk ka kush prapanicë ti thotë – mjaft! Mos ishte ai, do të merrnin urbanin pa lek të Bello – Belindit ezmer, që thotë kryetari i tij për të. Përrallaxhiu më i madh i Shqipërisë dhe në diasporën shqiptare tashmë ka dalë te fitoria e Ramës me o jetën o votën! E padyshim me të tilla përralla, po bën grumbull përditë dhe më të madh!?????
Po po, aq sa nuk do të ketë më as ato vota që mori. Por nuk është vetëm përrallaxhiu i gjasme demokracisë. Janë ese-istët e PD-së! Po lexoja një zonjë shkrimtare dhe deputete. Kishte një ese me të cilën zbulonte fajin në 360 gradë dhe kërkonte një frymë të re! Biles thoshte që vetë rri në distancë higjene me partinë e saj! Kishte plot të drejta, por po shkruante hartim i cili nuk i vlen as politikës, as shoqërisë dhe as militantëve dhe as të djathtës dhe as partisë së saj. Askujt! Ishte thjesht shfrim letrar politik. Thirrje dhe proklamata banderolë demokracie. Ose më mirë “gjasmedemokracie”! Askund nuk shkohet me ese të tilla. As mobilizojnë, as drejtojnë shoqërinë drejt zgjidhjes dhe modelit se si! Thjesht bëjnë gjasme demokracinë e ese-ve të intelektualëve pa fuqi lëvizëse politike dhe morali të ri politik. Zëmërohet kot dhe shfryn kot, sepse humb energji pozitive duke shfryrë negativisht!
Po po, thjesht i shërben pa dashje gjasme demokracisë në opozitë dhe asaj në pozitë. Si thotë dhe vetë janë e njëjta gjë. E thotë pra vetë e thotë. Konstaton dhe alarmon, por asgjë nuk propozon që të ketë sens politik dhe reflektues. Nuk është vetëm ajo, por para saj ishte një koleg i saj. Ndjehen keq dhe sigurisht i kuptoj, por mbeten thjesht me gisht në gojë dhe kjo nuk mund të jetë qasje politike. Duhet të mësohen të bëhen politikanë dhe të tërheqin me vizion dhe arsye për alternativë njezit. Mirëpo e dimë se janë prodhim i gjasme demokracisë dhe nuk guxojnë. Thjesht shfryjnë dhe humbin.
Specia e fundit e prototipit intelektual, prodhim gjesmë demokracie, janë gazetarët që nuk jetojnë dot në Shqipëri dhe bëjnë gjasme demokracinë e tyre nga diaspora! Nuk paguajnë taksat Shqipërisë dhe nuk kanë kurrfarë dijeni-je të brendëshme, sepse nuk pijnë dot një kafe në brendësi të jetës, por nuk përtojnë të bëjnë gjasme demokracionë e tyre. Po në ekzibizionistë të kohës së keqe të tyre. Njeri prej tyre po thoshte se vetëm Berisha mund Ramën!
E imagjinoni se çfarë shërbimi të llahtarshëm bën për gjasme demokracinë, ky tipi? Ka tipi nga mijra km larg, jep alternativën politike të kohës së dokumentarëve të tij për bllokun. Kohën kur Berisha i shkepte në dru politikanë dhe gazetarë, por dhe komisionarët për të detyruar votën duke prishur zgjedhjet që në 96-tën. Ka tipi tani është me këtë tip gjasme demokracie. Ai beson te përrallaxhiu kombëtar i joni dhe biles di dhe çfarë flitet në Shtëpi të Bardhë!
Po po, si di Berisha se: lali Eri ka bërë koncert në Iran dhe ky di se ambasadori i ri amerikan ndryshon nga Kim! Janë diaspora-lët e gazetarisë dhe nuk është vetëm. Ka dhe disa kolegë në Europë. Vazhdojnë të bëjnë gazetari gjasme demokracie, sepse nuk dinë ndryshe dhe ju ka mbetur ora pikërisht në gjasme demokraci si sistem. Ky tipi e ka të qartë alteranativën e cila është Berisha që hedh Ramën! Fantastike!
Gjasme liri, gjasme shtyp, gjasme mendim gjasme fjalë për demokracinë! Gjasme gjithshka, por mbi të gjitha gjasme seriozitet. Realisht është shumë më e lehtë të largosh diktaturën sidomos kur i është mbushur mendja vetë dhe shumë e vështirë të laqrgosh gjasme diktaturën, sepse mund të rrëzosh pushtetin, por kurrë të tillë mostra opozitare që nuk njohin sistem tjetër politik dhe filozofik se “gjasme demokracia”!