Shenja e parë STOP ka qenë e vogël, e bardhë dhe katror, ngjashëm me shenjën e sotme të kuqe me të cilën jemi mësuar.
Në fillim të shekullit të 20-të, rrugët kanë qenë në kaos. Për shoferët nuk ka qenë e nevojshme leja, linjat dhe shiritat nuk kanë ekzistuar, ndërkaq shenjat STOP ende nuk ishin shpikur.
Kur shenja e parë zyrtare e ndalimit është shfaqur në Detroit, më 1915, ishte e vogël, e bardhë dhe katror, ngjashëm me oktogonin e tashëm të kuq të cilin mund ta shihni gjithandej.
Më 1923, Dega e autostradës Misisipi ka propozuar ndryshimin: Çfarë do të ndodhë nëse forma e shenjës mund të shënojë ndonjë lloj rreziku para nesh?
Logjika ishte e thjeshtë: Sa më shumë kënde të ketë shenja, do të jetë edhe më e rrezikshme pjesa vijuese e rrugës.
Rrathët (për të cilët konsiderohet që kanë anë të pafundme) kanë shënuar rrezikun më të madh, si p.sh. të kalimeve hekurudhore.
Oktogoni ka shënuar rrezikun e dytë sipas radhës, siç janë udhëkryqet.
Diamantet kanë shënuar kalim më pak të vështirë, ndërkaq kënddrejtët kanë qenë ekskluzivisht informues. Edhe sot e kësaj dite i përdorim këta parametra, edhe pse askush nuk e di përse përdoret kjo mënyrë.