Sali Berisha ka sulmuar ashpër gazetarët dhe mediat nga televizioni i të birit, ndërsa përballë kishte Çlirim Pekën, që tundte kokën në mënyrë pohuese para çdo fjale të Berishës.
Sipas Berishës, gazetarët dhe mediat janë blerë nga Rama.
Ai tha se të gjithë ata gazetarë që i kërkojnë llogari për humbjen e rëndë më 14 maj, në fakt paguhen nga Rama dhe nuk thonë të vërtetën.
“Kur një gazetar pyet se si u ble vota dhe nuk ka sy të shohë 680 mijë zarfa, atij i janë verbuar sytë e mendjes.
Kur një gazetar thotë se nuk fakte ku u ble vota dhe nuk ka sy të shohë se si partia e Doshit u rrit me 310% pa asnjë takim, ai i ka sytë e verbuar nga paratë e Ramës dhe Doshit.
Kur një gazetar pyet dhe thotë se nuk dolën në votim, ndërkohë se zyrtarisht provohet se 180 mijë shkuan dhe nuk e gjetën emrin në qendrën e votimit dhe ikën pa votuar, që do të thotë përjashtim nga votimi, ky quhet në terminilogjinë e doktrinës zgjedhore përjashtim nga votimi, ai duket se është i paguar nga Rama”, tha Berisha.
Për fat ka gazetarë si Çlirim Peka dhe media si ato të familjes Berisha, që thonë të vërtetën.
Ndryshe do ishim në errësirë mediatike.